A janë normale qimet në thithka?

Life style

A janë normale qimet në thithka?

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Me siguri keni vënë re ndonjëherë qime në zonën e gjoksit? Qime të gjata, të zeza. Nëse po, dijeni që nuk jeni vetëm. Të kesh një apo disa qime në thithka është normale. Disa gra nuk kanë fare, disa kanë pak, e ndërsa të tjera më shumë se mesatarja. 

Në një moment a një tjetër e keni pyetur veten, nga vijnë këto qime dhe pse pikërisht aty?

Për t’u kuptuar, qimet e thithkave vijnë nga e gjithë zona që rrethon thithkën, pra kryesisht nga aureola. Në aureolë ka gjendra të vogla të quajtura ‘gjendrat Montgomery’ që sekretojnë një material dhjamor, i cili supozohet të lubrifikojë dhe të mbajë lëkurën të hidratuar rreth thithkës, kështu keni thithka të shëndetshme për të ushqyer me gji. Këto gjendra ndonjëherë prodhojnë qime dhe kjo është OK.

Qimet në thithka janë normale, por ndonjëherë bëni kujdes. Nëse rritet një sasi e konsiderueshme qimesh, kjo mund të jetë tregues i një mosbalancimi hormonal. Nëse është ky problemi, qimet nuk do të kufizoheshin vetëm në zonën e aureolës. Nëse niveli i testosteroneve, (hormoni mashkullor), rritet, mund të dëshmojmë qime në vende të pazakonta, siç është kraharori apo thithkat.

Rritja e papritur e qimeve është një arsye për të shkuar të konsultoheni me doktorin, veçanërisht nëse qimet dalin në vende ‘mashkullore’, si mustaqet apo mjekra. Kjo mund të jetë një shenjë hirsutizmi, ose shenjë e PCOS.

Nëse ju shqetësojnë, mënyra më efektive për t’i hequr është duke përdorur një piskatore të pastër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat