Pse duart e mbushura janë përjashtuar nga industria e thonjve?

Life style

Pse duart e mbushura janë përjashtuar nga industria e thonjve?

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Pavarësisht nëse jeni të vetëdijshëm për këtë apo jo, sa herë që shihni një reklamë për një produkt bukurie dhe kamera fokusohet tek duart, janë gjithnjë duar të holla modeleje. E njëjta gjë ndodh me reklamat e manikyrëve, qendrave estetike etj. A keni parë ndonjë nga këto reklama me duar "plus-size"? Vëmë bast se jo.

 Megjithëse industria e modës dhe bukurisë ka bërë një rrugë të gjatë me iniciativa të rëndësishme për diversitetin, industria e thonjve është ende mbrapa. Rasti në fjalë: imazhet e duarve "jo-petite" janë të pakta.

Mungesa e larmisë së duarve bëhet problematike kur qëllimi i vetëm i një reklame tregtare ose bukurie është që një markë t'ju bindë se produkti është thelbësor për jetën tuaj dhe se do t'ju bëjë të ndiheni më të bukura, më mirë. Atëherë, pse përjashtohet një pjesë kaq e madhe e popullsisë? 

Problemi me reklamat e thonjve

Në një moment të caktuar, media dhe audienca e saj vendosën se si dukej një dorë e bukur estetikisht:

"Një dorë e bukur ka lëkurë të pastër, shpesh me thonj të kuruar, me gishtërinj të hollë dhe të gjatë", thotë modelja e duarve, Griff Stark-Ennis për Pop Sugar. 

Samara Walker, themeluese e një kompanie me në fokus diversitetin e bukurisë, thotë se ky kufizim social - se një dorë e bukur dhe e pranueshme është e hollë - lidhet me "fatphobia", që është frika apo diskriminimi ndaj njerëzve obezë/mbipeshë.

"Fatphobia dhe standardet kufizuese të feminitetit janë aq të ngulitura në shoqërinë tonë saqë pjesët 'sekondare' të trupit mund të lihen jashtë bisedës, por 'pozitiviteti i trupit' do të thotë të tregosh se çdo pjesë e trupit është e bukur, përfshirë dhe duart."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat