Pornografia me fëmijë dhe të mitur: A përbëjnë kërcënim për shoqërinë ata që e shohin?

Life style

Pornografia me fëmijë dhe të mitur: A përbëjnë kërcënim për shoqërinë ata që e shohin?

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Krimet kundër fëmijëve kanë ndryshuar në epokën dixhitale. Mjekët Richard B. Krueger dhe Meg Kaplan, psikiatër të universitetit Columbia të specializuar në sjelljen seksuale, besojnë se sistemi ligjor nuk ka ecur përpara lidhur me këtë.

Në të kaluarën, abuzimi seksual përfshinte kontakt fizik. Sot, njerëzit mund të mos prekin kurrë një fëmijë, megjithatë mund t'i shkaktojnë atij fëmije dhimbje, degradim dhe deri në humbje jete.

Të gjithë bien dakord që pornografia e fëmijëve nuk është një krim pa viktima. Fëmija që filmohet është i vërtetë dhe individët përgjegjës për shkaktimin e kësaj lloj vuajtjeje janë pa dyshim kriminelë dhe duhet të largohen.

Gjëja bëhet më komplekse tek ata që i shohin këto video

A duhet të dënohen me burg sepse po mundësojnë një industri që shkakton dhimbje dhe degradim pothuajse të pamendueshëm?

• A është e justifikueshme burgosja e shikuesve, si parandalues për të tjerët, ashtu edhe si një mjet për të hequr dorë nga kërkesa për pornografi fëmijësh?
• Edhe nëse një shikues individual nuk ka prekur kurrë një fëmijë, a është ai në rrugën për të qenë një abuzues fëmijësh, pedofil?

Vende të ndryshme dhe studiues të ndryshëm kanë përgjigje të ndryshme. Në disa vende, të shohësh pornografi është një vepër dënimi me vdekje. Në të tjera, të tilla si Britania e Madhe, shikuesit marrin një paralajmërim.

Kaplan thotë se gjatë një vizite te kolegët në Skandinavi, "kur ata mësuan se ne burgosim njerëz për pesë ose dhjetë vjet edhe kur ata kurrë nuk kanë prekur një fëmijë, skandinavët na shikojnë sikur të jemi nga hapësira".

Një përgjigje e bazuar në prova

"Qëllimi ynë numër një", thekson Kaplan, "është mbrojtja e fëmijëve. Sidoqoftë, provat tregojnë se disa nga qasjet tona po i përkeqësojnë gjërat ".

Këtu janë dy raste shembuj të individëve me shumë gjasa të ndryshme për të dëmtuar një fëmijë në të ardhmen:

- Një individ i kapur duke parë pornografinë e fëmijëve është 65 vjeç dhe kurrë nuk ka pasur ndonjë shkelje paraprake. Ai është në rrezik shumë të ulët për ngacmim të fëmijëve.

- Një individ i kapur duke parë pornografinë e fëmijëve është 25 vjeç dhe është dënuar për disa shkelje seksuale të mëparshme, si dhe për dhunë jo-seksuale. Ai person ka më shumë të ngjarë të dëmtojë një fëmijë.

Krueger dhe Kaplan përdorin Instrumentin e Rrezikut për Pornografinë e Fëmijëve (CPORT) për ta bërë këtë dallim. Si Krueger ashtu edhe Kaplan dëshirojnë që ligjvënësit të bëjnë dallimin midis atyre që nuk kanë gjasa të dëmtojnë një fëmijë në të ardhmen dhe atyre që kanë. Shoqëria tani ka mjetet e provuara për ta bërë këtë.

Pse të mos futen të dy grupet në burg?

Vendosja e këtij personi me rrezik të ulët në burg do të thotë që kur ai të dalë jashtë, stigmatizimi do ta bëjë të vështirë për të gjetur një punë ose për të gjetur një vend për të jetuar. Mbi të gjitha, ligjet e njoftimeve që u tregojnë njerëzve se ai është një grabitqar seksual do ta bëjnë të vështirë për të që të funksionojë në shoqëri.

Personi që nuk gjen punë ose vend për të jetuar mund të bëhet një rrezik për shoqërinë. Pra, është e panevojshme dhe joproduktive që një individ "me rrezik të ulët" të vihet në këtë situatë.

Sidoqoftë, ky mbetet vetëm opinion i dy studiuesve dhe nuk është domosdoshmërisht "e vërteta absolute".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat