A jeni një ‘shpirt i vjetër’? Karakteristikat që duhet t’i njihni para se të përgjigjeni

Life style

A jeni një ‘shpirt i vjetër’? Karakteristikat që duhet t’i njihni para se të përgjigjeni

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

A keni bashkëmoshatarë me të cilët shoqëroheni dhe shpeshherë vini re se keni mendime, qëndrime dhe interesa të ndryshme? A ju kanë quajtur ndonjëherë “pak të mërzitshëm”? Nëse po, gjasat janë që të mos jeni të mërzitshëm, aspak madje – thjesht të jeni një “shpirt i vjetër”.

Të qenit një shpirt i vjetër nuk ka të bëjë me moshën. "Kur flasim për shpirtra të vjetër në fushën e psikologjisë, ne shpesh u referohemi atyre individëve që duket se kanë mençuri urtësi - shpesh shumë më tepër sesa pritet për dikë në moshën e tyre,” tha për Well & Good psikologia Carla Marie Manly.

Pra, nëse jeni një shpirt i vjetër, ka shumë të ngjarë që miqtë ta vlerësojnë e mendimin tuaj dhe këshillat dhe të mbështeten te ju për një mendim më të mirë.

"Në lidhje me personalitetin, shpirtrat e vjetër priren të jenë më introvertë, vetë-reflektues dhe të sigurt në vetvete,” tha Dr. Manly. "Shumë njerëz tërhiqen nga shpirtrat e vjetër, sepse ata rrezatojnë një ndjenjë paqeje dhe force të brendshme që është joshëse dhe qetësuese."

Ajo thekson se shpirtrat e vjetër nuk mendojnë vetëm për veten; ata dihet që janë të zhytur në mendime në një mënyrë më të gjerë dhe u pëlqen të mësojnë shumë gjëra, të lidhen me të tjerët, të vlerësojnë dhe mësojnë.

Pavarësisht se ndoshta të gjithë i konsiderojnë si shumë të ditur, një shpirt i vjetër është shumë i vetëdijshëm se është “student i universit”, jo mësues. Duke pasur parasysh këtë, është e qartë se ata interesohen më shumë për thellësinë e një historie sesa detajet sipërfaqësore.

Disa karakteristika të një shpirti të vjetër (via Mind Body Green)

1. Jeni kuriozë: Shpirtrat e vjetër i japin përparësi shumë të vërtetës dhe mençurisë. Si të tillë, ata shpesh kanë kuriozitet për atë që po ndodh në botë, por jo në një mënyrë sipërfaqësore.

2. Mendoni përtej dukjes: Nëse jeni një shpirt i vjetër, ka të ngjarë të jeni në gjendje të shihni përtej asaj që duket. Këta njerëz preferojnë t’u shkojnë gjërave sa më thellë të munden.

3. Mund të ndiheni si të huaj: Të qenit një shpirt i vjetër mund të shoqërohet me ndjesinë që jeni vetëm.

4. Ndiheni të lidhur me çdo gjë: Shpirtrat e vjetër jo vetëm që ndihen thellësisht të lidhur me Zotin, shpirtin, universin – çfarëdo qoftë - por ata gjithashtu lidhen me natyrën, njerëzit në jetën e tyre, madje dhe të huajt.

5. Shkoni kundër rrymës: Meqenëse shpirtrat e vjetër mund të shohin pamjen e gjerë dhe shkojnë përtej shumë prej ndodhive të realitetit tonë, atyre u pëlqen t'i bëjnë gjërat në mënyrën e tyre. Shpirtrat e vjetër janë rebelë dhe kërkojnë të vërtetën e tyre.

6. Jeni më të pjekur se bashkëmoshatarët: Që në moshë të hershme, zakonisht këtyre njerëzve u thuhet se janë më të pjekur në krahasim me moshatarët. Vihet re një urtësi karakteristike.

7. Nuk jeni materialist: Shpirtrat e vjetër nuk shqetësohen për gjërat materiale. Ata kanë një botëkuptim që thotë se "ne po jetojmë në këtë botë materiale, por ka diçka më të rëndësishme se kaq.”

8. Bota e brendshme ka më shumë rëndësi: Nuk mund të themi se nuk ju intereson bota e jashtme, por për shpirtrat e vjetër, rritja e brendshme, rrugëtimi dhe marrëdhënia e tyre me veten dhe shpirtin kanë shumë rëndësi.

9. Keni nevojë për pushim: Nuk është se ata nuk kënaqen me shoqërinë e njerëzve, por e dinë se ka disa raste kur duhet të kalojnë kohë vetëm.

10. Keni një “dhuratë nga e kaluara”: Të paturit një talent ose aftësi që nuk ka lidhje me familjen, mund të jetë një shenjë e një shpirti të vjetër. Keni një ndjenjë se e dini ta bëni një gjë pasi duket sikur e keni bërë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat