Disa nga rregullat e arta të verës për pantallonat e shkurtra

Life style

Disa nga rregullat e arta të verës për pantallonat e shkurtra

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Ndiqini dhe do të bëni zgjedhjen e duhur!

RREGULLI 1: Pantallonat e shkurtra dhe te errëta do të bëjnë këmbët tuaja të duken më elegante: Keni këmbë të mbushur dhe nuk preferoni të tërhiqni vëmendjen? Zgjidhni pantallona të errëta dhe sipër gjurit me bel të lartë.

2-Pantallonat e shkurtra BERMUDA: Janë në modë dhe duhet të jenë 2 cm sipër gjurit. Ka një art delikat në pantallonat e shkurtra të Bermudës dhe një vijë shumë të hollë midis elegancës dhe normalitetit. Bëhet fjalë për gjatësinë e tyre e cila duhet të jetë siç e thamë më sipër 2 cm sipër gjurit.

3-Pantallonat me kuadratat ose vija:Këtë vit dizajni  dhe ngjyrat janë ato që ju duhen!  Truku është në përshtatjen e modeleve dhe ngjyrave sipas trupit tuaj. Nëse doni një efekt dobësues ose që të zgjateni zgjidhini ato me bel të lartë dhe vija vertikale.

4-Mos harroni që rregullat janë krijuar për tu thyer: Nëse këmbët tuaja janë “shumë të shkurtra” ose “shumë të mëdha” ose “shumë të dobëta” për një stil të caktuar, mund t’i blini ato gjithsesi dhe të hidhni të gjitha “rregullat” nga dritarja. Skenari më i keq? Vishni një xhaketë të hollë sipër dhe çdo gjë zgjidhet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat