Prej kësaj shenje, mund ta merrni vesh nëse partneri do t’ju tradhtojë

Life style

Prej kësaj shenje, mund ta merrni vesh nëse partneri do t’ju tradhtojë

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Nëse i dashuri juaj është fëmijë i vetëm, na vjen keq, por shanset që ai t’ju tradhtojë janë goxha të mëdha.  Ata kanë krijuar reputacionin se janë njerëz që kërkojnë vëmendje, egoiste dhe shumë të përkëdhelur dhe studimet e reja nuk është se do t’i hedhin poshtë këto që u thanë.

Madje sipas tyre, ata janë më të predispozuar për të tradhtuar partnerët e tyre. Kjo vjen pikërisht nga nevoja që ato kanë për vëmendje. Ekspertët thonë se një fëmijë i vetëm gjatë gjithë fëmijërisë është ndjerë i vetmuar nga mungesa e një vëllai apo një motre.

Një boshllëk të tillë ata e plotësojnë gjatë kohës që janë në një lidhje.

Nëse ju punoni deri vonë apo largoheni shpesh nga vendi, për partnerin- fëmijë i vetëm një zgjidhje perfekte do të ishte një histori e shkurtër tradhtie dhe kaq.

Ndryshe nga ata, fëmija i mesëm është rritur i rrethuar nga dashuria e prindërve, motrës dhe vëllezërve, kështu që nuk e ndjejnë kaq shumë nevojën për të qenë gjithë kohës epiqendra.

Madje, ata ndihen shumë më komod edhe gjatë kohës që rrinë vetëm. Kështu që mendohuni mirë para se të lidheni me një fëmijë të vetëm dhe paksa të përkëdhelur. Nuk është faji i tij nëse tradhton!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat