Cili rrjet social përdoret më së shumti për tradhti?

Life style

Cili rrjet social përdoret më së shumti për tradhti?

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 06:36
Ilustrim

Hulumtime të shumta kanë pohuar se rrjetet sociale kanë rritur numrin e tradhtisë në martesë por ato nuk kanë zbuluar se cili rrejt social përdoret më së shumti nga tradhtarët.

“Tradhtisë në çift po i ndihmon një rrjet social”. Është ky konkluzioni i shoqatës së avokatëve të martesave në Itali, sipas së cilës, në botën perëndimore një rrjet social po kontribon në ndarjen e mjaft familjeve, pasi përfaqëson një sistem shumë të shpejtë dhe të menjëhershëm për të vendosur raporte me persona të tjerë dhe për të lidhur miqësi me ta.

Ky fakt thuhet se e bën edhe më të lehtë tradhtinë. Studime të shumta, të bazuara edhe në të dhënat që vijnë nga studio të shumta ligjore, tregojnë se WhatsApp ia ka kaluar edhe Facebook –ut përsa i përket rrezikshmërisë në këtë drejtim.

Sipas këtyre të dhënave, 40 % e rasteve të tradhëtisë në çift zbulohen në WhatsApp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat