Dëshmia se pse duheni të përdorni me patjetër krem dielli

Life style

Dëshmia se pse duheni të përdorni me patjetër krem dielli

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Një video e një gruaje që është djegur nga dielli është bërë virale nëpër internet.

Ajo kishte qenë duke pushuar në Antalya të Turqisë por nuk e kishte mbuluar kurrizin me krem të diellit dhe si pasoj i është mbushur shpina me flluska.

Djegia nga dielli rrit rrezikun e kancerit të lëkurës, kështu që duhet të keni kujdes pasi nuk ndodh vetëm me pushime ka komentuar një person që e kishte parë videon.

Ndërsa ka këshilla që nëse digjeni nga dielli, duhet të sfungjeroni lëkurën e lënduar me ujë të freskët para se të aplikoni krem ​​ose “aftersun”, siç është aloe vera.

Gjithashtu sugjerohet që përdoret paracetamoli ose ibuprofeni në lehtësimin e dhimbjes duke ndihmuar në uljen e inflamacionit të shkaktuar nga djegia nga dielli.

Nëse ende ndiheni keq ose lëkura fryhet keq, apo keni edhe flluska, kërkoni kujdes mjekësor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat