‘Arsyet pse gjithnjë zgjedh të bëj plazh nudo’

Life style

‘Arsyet pse gjithnjë zgjedh të bëj plazh nudo’

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 06:45
Ilustrim

Shkruar nga një adhuruese e plazheve nudiste, e cila është njëkohësisht gazetare e CNN

Pa paragjykime

Të jesh nudo nuk është një gjë seksuale në plazh. Plazhet nudiste ndihmojnë në hedhjen e stigmës shoqërore rreth lakuriqësisë.

Duke përqafuar gjendjen time natyrore dhe duke marrë vitamin D, aty ku dielli (zakonisht) nuk depërton, unë pranoj ta ekspozoj trupin tim me të gjitha papërsosmëritë e tij.

Fëmijët e mi po rriten pa patur asnjë kompleks për trupin e tyre, pasi ata shohin të gjitha llojet dhe format e trupave të shfaqur me krenari pa asnjë siklet apo 'mbulim'.

Përvojë çliruese

Së pari, sigurohuni që është e ligjshme të jesh nudo në një plazh publik dhe të respektosh ligjet lokale.

Kërkoni një plazh që ka qasje në shërbimet që mund t'ju nevojiten, përfshirë tualetet dhe pijet freskuese. Unë preferoj një plazh nudist që ndodhet shumë larg plazheve jo-nudiste. Dhe në përgjithësi plazhet e tilla janë mjaft të veçuara, kështu që ju nuk keni njerëz të tjerë që kalojnë pranë dhe ju shqetësojnë me vështrimin e tyre.

Nëse shqetësoheni për spektatorët, shkoni diku si ishulli nudist Ada Bojana në Ulqin, Mali i Zi, ku veshja nuk është opsionale - të gjithë kërkohen të jenë nudo.

Të gjithë llojet e njerëzve e shijojnë plazhin nudo. Kam parë familje, grupe miqsh, individë dhe çifte të të gjitha moshave, gjinive, etnive dhe seksualiteteve duke shijuar një ditë pa rrobat e banjës.

Nëse ndiheni nervoze për të bërë plazh nudo, mund ta lehtësoni përvojën duke dalë më parë topless.

Dhe është e rëndësishme të mbani mend se thjesht mund të vishni recipetat dhe të largoheni nëse nuk po e shijoni përvojën. Nuk është problem nëse një plazh nudo nuk ju bën të ndiheni mirë.

Sensi i lirisë

Disa plazhe janë ekskluzivisht për gratë. Plazhi i Zonjave, i cili është gjithashtu në Ulqin, mbetet i preferuari im për të gjitha kohërat. Vizitorët nuk lejohen të bëjnë asnjë foto këtu, kështu që mund të pushosh duke ditur që privatësia jote është e mbrojtur.

Gratë e zonës dynden aty për t'u zhytur në ujin sulfurik, pasi besohet se rrit pjellorinë. Beach Ladies gjithashtu ka baltë natyrale medicinale, të cilën mund ta aplikoni vetë, ose të kënaqeni me një masazh me baltë buzë plazhit.

Për ata që kanë kaluar më shumë se një vit brenda për shkak të pandemisë, ideja e plazhit nudo mund të jetë mjaft joshëse.

Plazhe të tilla zakonisht respektojnë privatësinë e njëri-tjetrit, kështu që mbajtja e një distance sociale nuk është e vështirë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat