Është thyer apo shkrirë buzëkuqi nga vapa? Provo këto truke të thjeshta për ta ‘shpëtuar’

Life style

Është thyer apo shkrirë buzëkuqi nga vapa? Provo këto truke të thjeshta për ta ‘shpëtuar’

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 07:00
Ilustrim

Është verë, vapë, 35-40 e ca gradë dhe përveç trupit, shkrin edhe i kuqi i buzëve... dhe kjo është mëse logjike, pasi formula e buzëkuqit tretet në temperatura të tilla, veçanërisht nëse ndodhet në çantën e plazhit. Para se të dëshpërohesh dhe të marrësh vendimin për ta hedhur, provo dy metodat e mëposhtme:

Nëse është thyer: merr pjesën e thyer dhe ngjite sërish në tubin e buzëkuqit, duke e presionuar butësisht me gisht, pa prishur formën e tij. Më pas kalo rreth e rrotull tij një flakë çakmaku, në mënyrë që dy copat “të lidhen” përsëri. Në vazhdim, vendose në frigorifer për të paktën një orë para se ta përdorësh përsëri.

Nëse ka shkrirë: vendose në një vazo të vogël, përhape mirë në të dhe vendose në frigorifer. Mund ta përdorësh me një furçë të vogël ose me gisht.

Dhe mos harro: Gjatë ditëve të nxehta ruaje buzëkuqin në frigorifer, ashtu si edhe produkte të tjera kozmetike, që janë delikate ndaj ekspozimit në diell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat