Ndoshta keni vepruar gabim! Kjo është mënyra e duhur për të ruajtur vajin e ullirit

Life style

Ndoshta keni vepruar gabim! Kjo është mënyra e duhur për të ruajtur vajin e ullirit

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Të gjithë e dimë që vaji i ullirit është elementi kryesor i një kuzhine të shëndetshme.

Por nëse nuk e ruani në mënyrën e duhur, me kalimin e kohës cilësia e vajit do të përkeqësohet dhe ai do të bëhet i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Pse ka rëndësi ta ruani vajin e ullirit?
Nga vaji i ullirit ne marrrim shumë përfitime shëndetësore që vijnë nga polifenolët dhe yndyrnat e pangopura.

Ato fillojnë të prishen dhe të çlirojnë radikalet e lira, kur ndërveprojnë me oksigjenin ose rrezet e diellit.

Kjo gjë do të prishë gjithashtu shijen dhe aromën e gatimeve tuaja.

Si ta dalloni nëse vaji i ullirit është prishur?
Përpara se ta përdorni, provoni ta nuhasni. Nëse është prishur, do të vini re menjëherë një erë të pakëndshme nga shishja. Një mënyrë tjetër është duke e hedhur në një lugë dhe më pas ta nuhasni.

Nëse ende nuk jeni të sigurt, atëherë provoni shijen e tij. Nëse vaji i ullirit ka një aromë të thartuar ose një ndjesi të pakëndshme në gojë, atëherë këshillohet të mos e përdorni.

Një vaj ulliri ekstra i virgjër, mban aromat e frutave dhe perimeve kur e rrotulloni në gojë. Ju duhet të ndjeni një shije speci në pjesën e pasme të fytit tuaj. Mos u habisni nëse prova e vajit të ullirit ju bën të kolliteni, ky është një tregues tjetër i cilësisë së mirë.

Sa zgjat vaji i ullirit?
Sipas ekspertëve, vaji i ullirit do të zgjasë deri në dy vjet nga data e skadencës, nëse nuk hapet.

Përdorimi i vajit brenda tre deri në gjashtë muaj nga hapja, do t’ju japë përfitimet më të mira shëndetësore.

Cila është mënyra e duhur për të ruajtur vajin e ullirit?
Nxehtësia, drita dhe oksigjeni “janë armiqtë” e vajit të ullirit. Gabimi i parë që mund të jeni duke bërë, është ta ruani shishen e vajit të ullirit mbi sobë.

Mënyra më e mirë për të ruajtur vajin e ullirit është në një shishe të errët qelqi, të cilën duhet ta vendosni në një vend të freskët dhe të thatë, larg rrezeve të diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat