Këto sjellje djemsh që janë kaq acaruese për të gjitha ne!

Life style

Këto sjellje djemsh që janë kaq acaruese për të gjitha ne!

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Ndonjëherë djemtë kanë ca sjellje që për ata janë më shumë se normale, ndërsa për ne: thjesht acaruese! Sado t'ja thoni me ze të lartë këtë, nuk do ta kuptojnë, por le ta provojmë sërish duke ia listuar një nga një.

#1. Ai s'e njëh ende alarmin. Oraret janë numra pa asnjë vlerë që do të thotë se fle deri në 2 të drekës kurse ju duhet të zvarriteni mbi të për të dalë nga krevati dhe për të nisur ditën.

#2. Nuk di të bëjë as detyrat më të thjeshta shtëpiake. Ideja e tij për 'larjen e enëve' është të rri pranë ujit me enët e pista dhe të pyes se si ka mundësi që ato nuk po lahen.

#3. Flet rreth ish-të dashurës së tij të çmendur dhe ndërkohë të kujton ty se sa normale je, duke harruar që po bën gafën e jetës duke të ta kujtuar!

#4. Pretendon se është duke ju dëgjuar kur është qartësisht e dukshme që JO. Mendo këtë dialog: "A mund t'i hedhësh plehrat? A mund t'i hedhësh plehrat? Asnjë përgjigje. Thuaji “Zemër jam shtatzënëëë” dhe ja kështu e merr vëmendjen e tyre.

#5. Përdor laptopin tënd se është aq dembel sa të ndezë të vetin.

#6. Lë qimet e mjekrës mbi lavaman duke menduar që lahen vetë me kalimin e kohës.

#7. Ju inkurajon ju të bëheni shoqe e ngushtë me shoqen e tij të ngushtë edhe kur ju nuk keni asgjë të përbashkët me njëra-tjetrën. Eshtë shoqja jote, s'ka pse të jetë me çdo kusht e imja.

#8. Lë çorapet e pista në dysheme dhe nuk e merr mundimin t'i heqë as mëngjesin e nesërm.

#9. S'ka asnjë shans t'i mbyllë dollapet edhe pasi ka mbaruar punë.

#10. Shpupurit flokët e tua edhe pse e di që ti i fiksim. Dhe e bën gjithnjë pasi ti sapo i ke krehur! 

#11. Ndonjëherë kujdeset aq shumë për mënyrën se si duket, ndërsa herë të tjera as që e vret mendjen (dhe kjo atëherë kur duhet të jetë më i kuruar se kurrë). E pamundur të parashikohet!

#12.  Kur i thoni të blejë diçka kur është duke ardhur në shtëpi, ai nuk merr kurrë gjënë e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat