7 shenja që tregojnë se partneri thjesht po ju përdor!

Life style

7 shenja që tregojnë se partneri thjesht po ju përdor!

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 16:01
Ilustrim

Eshtë e dhimbshme të dini që keni qenë të përdor në një marrëdhënie, aq më tepër kur bëhet fjalë për atë romantiken. Të jesh i përdorur është nocion i gjerë pasi ka shumë mënyra për t'u trajtuar si i tillë: financiarisht, fizikisht apo emocionalisht. Cilat janë shenjat që tregojnë se partneri mund të jetë duke ju përdoru?

1. Herë pas here tregojnë që s'kanë interes

Nëse personi me të cilin jeni në një lidhje hera herës shfaq shenja mos-interesimi ndaj jush, tregohuni vigjilentë. Diçka po ndodh. Jo domosdoshmërisht është diçka shqetësuese, por duhet komunikuar.

2. Sa herë ju duhet diçka janë shumë po shumë të sjellshëm

Nëse ai ndryshon sjellje vetëm sepse ka interes ndërkohë që pjesën tjetër të kohës nuk tregon kujdes dhe as nuk investon në lidhje, mund të jetë duke ju përdorur.

3. Kanë pritshmëri të larta pa asnjë lloj baze

Nëse ai është duke ju përdorur pret që arritjet tuaja të jenë të larta dhe ju "presionon" për to gjatë gjithë kohës. Vënë re shumë gjërat sipërfaqësore dhe ju inkurajojnë të bëni një jetë që s'ju përket, s'e përballoni dhe ndoshta nuk e doni. Ndryshe nga inkurajimi apo motivimi ata bëhen presionues.

4. Ndihesh e tensionuar pranë tij

Reagimet fizike dhe emocionale tregojnë shumë. Nëse krejt papritur tensionohesh, apo nxehesh pa arsye, kushtoji vëmendje këtyre reagimeve për të kuptuar pse.

5. Nuk ka një balancë në marrëdhënien tuaj

Ti je ajo që jep dhe investon gjithë kohës dhe hera herës të duket sikur je vetëm në këtë marrëdhënie. Je ti ajo që paguan, që organizon, interesohesh për të gjitha, bën punët e shtëpisë apo ble dhurata për miqtë. Mund të jesh duke u përdorur.

6. Lidhja nuk po shkon në nivel tjetër

Temat për të ardhmen e mërzisin dhe s'duket fare i interesuar për t'u përfshirë. Bëjani të qarta gjërat për të mos u lënduar më vonë.

7. Kur dyert mbyllen, ata sillen ndryshe.

Nëse dyshoni që po ju përdor, vini re si sillet ai kur jeni vetëm. Manipuluesit zakonisht janë shumë karizmatikë dhe tërheqës në publik, prandaj s'i kuptoni dot kurrë çfarë po ndodh. Mund të shihni që pastaj, krejt papritur ata janë indiferentë dhe nuk investojnë tek ndjenjat, mendimet apo koha juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat