Nëse bëni shumë fitnes, dobësoheni në seks

Life style

Nëse bëni shumë fitnes, dobësoheni në seks

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Pavarësisht hulumtimeve shkencore që aktiviteti fizik e përmirëson jetën seksuale te burrat dhe gratë, po u teprua me ushtrime të tilla kjo mund të ketë kundërefekt.

Sipas Mary Claire Haver në Universitetin e Teksasit, dega e Mjekësisë, ushtrimet na ndihmojnë që ta krijojmë një imazh më të mirë trupor, që ta shkarkojmë stresin, të dyja këto që e rrisin energjinë seksuale.

Sidoqoftë, një studim i fundit ka gjetur që të tepruarit me ushtrime në të vërtetë mund ta ulë shtysën seksuale dhe të ndikojë keq në performancën seksuale.

Në një studim të publikuar në Mjekësia dhe Shkenca në Sporte dhe Ushtrime, hulumtuesit kanë gjetur përmes një mijë e 77 subjekteve meshkuj, që ushtrimet e tepërta nuk i bëjnë mirë punës në shtrat.

Ndërkaq, ata që kanë raportuar se ushtrojnë me një intensitet mesatar apo të ulët kishin gjasa më të mëdha që në rangun e libidos të rangohen lart apo në një nivel normal, shkruan MD Linx.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat