6 dallime të mëdha mes shtatzënisë së parë dhe të dytë

Life style

6 dallime të mëdha mes shtatzënisë së parë dhe të dytë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Eksperienca gjatë shtatzënisë tuaj të dytë do të jetë dukshëm më ndryshe nga ajo e para.

Më poshtë keni një listë të këtyre dallimeve mes shtatzënisë së parë dhe të dytë.

1. Do të lexoni më pak për shtatzëni

Gjatë shtatzënisë së parë, ju keni lexuar shumë libra, blogje dhe artikuj e materiale të ndryshme në internet, për atë se si të kujdeseni gjatë shtatzënisë, për lindjen dge kujdesin për fetusin. Sidoqoftë, në shtatzëninë e dytë, interesi juaj për të lexuar këto materiale është minimal. Pak nga koha e kufizuar dhe shumë nga përvoja që tanimë e keni, librat për shtatzëni nuk do të ju interesojnë më.

2.Ngrënia e ushqimeve të lehta

Ju do të hani sa më shëndetshëm që të mundeni gjatë shtatzënisë së parë, duke përgatitur vetë në bazë të recetave që gjeni në faqe dhe artikuj të ndryshëm dhe duke eliminuar ushqime si produkte të kafshëve ose ato që nuk kanë vlera ushqyese. Por, në shtatzëninë e dytë, ju do të jei më të lehtë në regjimin e ushqimit dhe me knyqësi do ta përfshini sushin dhe disa ushqime tjera të shëndetshme jo-vegjetariane në dietën tuaj.

3. Do të përjetoni më pak ngazëllim se gjatë shtatzënisë së parë

Shtatzënia e parë është një ngazëllim i madh, jo vetëm për ju por edhe për prindërit tuaj të cilët do të bëhen gjyshër. Kështu, ju planifikoni festime për çdo pjesë të shtatzënisë, por kjo nuk ndodh në shtatzëninë e dytë. Nuk është se nuk jeni të lumtur, por thjesht nuk është e njejtë.

4. Më pak frikë se në shtatzëninë e parë

Në shtatzëninë e parë, ju do të brengoseni për secilin detaj dhe do të përpiqeni të keni kujdes shumë të madh në mënyrë që të keni një shtatzëni të shëndetshme dhe që foshnja juaj të jetë e sigurt. Sidoqoftë, në shtatzëninë e dytë ju do t’i lini gjërat të shkojnë rrjedhshëm.

5. Do t’i vështroni format e trupit më pak

Në shtatzëninë e parë ju do ta vështroni barkun tuaj dhe format e trupit duke ndryshuar dhe do ta admironi me shumë kërshëri derisa barku ju rrumbullakoset. Ju do t’i shikoni ndryshimet çdo javë. Por, në shtatzëninë e dytë barku juaj nuk do t[ ju duket aq i lezetshëm.

6. Shtrati dhe dhoma e fjetjes

Ju interesoheni shumë për të krijuar dhomën për beben tuaj. Ju do të blini shumë dekore dhe ta bëni gati dhomën për arritjen e foshnjës. Por, gjatë shtatzënisë së dytë thjesht do ta kuptoni se bebet janë shumë të vegjël për t’i interesuar për shtratin dhe dekorimet e dhomës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat