Duajeni veten dhe kujdesuni për të, pasi ju jeni vetë Universi

Life style

Duajeni veten dhe kujdesuni për të, pasi ju jeni vetë Universi

Më: 31 maj 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Ju nuk jeni mendja juaj, nuk jeni mendimet tuaja, nuk jeni besimet dhe emocionet tuaja. Ju jeni dritë, energji, vetëdije e pastër. E njëjta energji e tokës, e yjeve, e galaktikave. Jeta ka të bëjë me rritjen, evoluimin, mësimin, zgjerimin e vazhdueshëm.

Duke lindur në këtë vend, ju keni zgjedhur mësimet tuaja, provat tuaja për të përmirësuar veten dhe në këtë mënyrë të zhvilloni vetëdijen. Kur merrni frymë, i gjithë Universi merr frymë me ju. Kur bini dhe ngriheni, kur mësoni se si të përgatisni një pjatë të mirë makarona, kur kaloni një provim në shkollë, ose kur zbuloni se si funksionon një ingranazh…

Kur pastroni shtëpinë, ose kur kujdeseni për një kopsht perimesh, kur përkëdhelni një mace, ose kur qeshni me fëmijë, kur vuani dhe shëroheni, kur ngrini kokën dhe vazhdoni… Kur nuk ke më forcë të vazhdosh e megjithatë vazhdon, kur flet dhe kur dëgjon…

Ju evoluoni, rriteni, zgjeroheni dhe falë jush evoluon i gjithë Universi. Pra, duajeni veten dhe kujdesuni për të, sepse jeni shumë më shumë sesa mendoni. Universi nuk është përreth jush, ju jeni Universi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat