Zgjedhja për të mos tradhtuar është po aq e mundur

Life style

Zgjedhja për të mos tradhtuar është po aq e mundur

Më: 30 maj 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Tradhtia e njërit ose e të dy partnerëve, është një nga “incidentet” më vdekjeprurëse për mbijetesën e një marrëdhënieje: partneri i tradhtuar nuk është gjithmonë në gjendje të kapërcejë zbulimin “e madh” dhe të mbajë lidhjen e besimit në të cilën bazohet raporti.

Megjithatë, tradhtia është një përvojë shumë e përhapur, dhe ata që vazhdojnë të jenë të dashuruar, shpesh nuk mund ta shpjegojnë arsyen e kësaj sjelljeje.

Megjithëse ka çifte që janë në gjendje ta kapërcejnë “mëkatin” dhe madje të dalin prej tij me një lidhje më të fortë, studimet tregojnë se tradhtia është shkaku i rreth 40% të ndarjeve dhe divorceve në botë.

Deri kohët e fundit, besohej se burrat ishin shtyrë të dorëzoheshin në joshjen e një takimi të ri, veçanërisht për arsye seksuale, ndërsa gratë preken më shumë nga arsye sentimentale dhe emocionale.

Në vitet e fundit, megjithatë, është vërejtur se sjelljet e të dyja gjinive janë afruar shumë.  Këto janë disa nga arsyet kryesore pse ne tundohemi:

Hakmarrja – Ne jemi tradhtuar, jemi të zemëruar dhe po kërkojmë hakmarrje. Ose ndiejmë se po trajtohemi keq dhe besojmë se na është bërë padrejtësi. Kjo është një nga arsyet më të shpeshta të marrëdhënies pas trathtisë.

Mërzi – Marrëdhënia është bërë “gri” dhe është konsumuar me kalimin e kohës, pasioni i është nënshtruar rutinës dhe nuk na dërgon më sinjale. Një takim me një të huaj ose me një partner të rastit, na jep një ndjesi “shpimi” që nuk mund t’i rezistojmë.

Papjekuri dhe vetëvlerësim i ulët – Një çift i formuar nga individë të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm, do të jetë më pak i prirur për tradhti, në krahasim me një menaxhim në të cilin ka probleme të vetëvlerësimit, brishtësisë emocionale dhe abuzimit reciprok. Këto gjëra janë të paqëndrueshme që nga fillimi dhe rrezikojnë shumë të shkaktojnë tradhti.

Një tërheqje e re – Ndienja e tërheqjes seksuale nga dikush tjetër, përveç partnerit tuaj, është një përvojë e zakonshme, edhe nëse vazhdoni jeni i/e dashuruar me të. Shlesh mund të ndiejmë dashuri të sinqertë për partnerin dhe në të njëjtën kohë të ndjehemi të intriguar seksualisht nga një person tjetër.

Kënaqësia e shkeljes – “Shija e ndalimit”, ndienja e rrezikut dhe dëshira për të provuar aftësinë tonë për t’i shpëtuar kësaj, të gjitha janë arsye që ushqejnë tradhësinë.

Dyshimi te vetja – Të eksperimentosh me shtigje të reja, të zbulosh se jemi akoma në gjendje të joshim dhe të gjenerojmë tërheqje, për të zbuluar “çfarë mund të ndodhë nëse …”.

Zgjedhja për të mos tradhtuar është po aq e mundur – Arsyet që mund të çojnë në tradhti janë të shumta, por ndërkohë na ftojnë të mos e bëjmë atë, veçanërisht nëse ndienjat e vlerësimit për partnerin tuaj, janë akoma të gjalla. Respekti, besimi, gatishmëria për ta ndarë jetën në një histori të rëndësishme, mund të jenë arsye të forta për të qëndruar besnikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat