Shenjat që tregojnë se je ti më e shkathta dhe më flirtuesja nga grupi yt i shoqeve

Life style

Shenjat që tregojnë se je ti më e shkathta dhe më flirtuesja nga grupi yt i shoqeve

Më: 29 maj 2021 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Në grupet shoqërore të vajzave, secila ka një epitet që i bashkangjitet personalitetit të saj. Njëra është e tërhequr, tjetra është drama queen, e ndërsa një tjetër mjeshtre në flirtim.

Tek kjo e fundit do të ndalojmë pak më gjatë. A jeni ju më e shkathta e grupit? Ajo që është e gatshme për të përballuar çdo problem grupi dhe sigurisht për t’u futur e para në telashe? Nëse e gjeni veten tek shenjat më poshtë, me siguri po.

1. Shoqet vijnë gjithnjë tek ti kur duan një dozë mençurie.

2. E njeh një gjë të mirë kur e shikon.

3. Ti e doje trupin tënd ende pa u bërë fenomen Instagrami! Pse gjen gjithmonë këndin dhe dritën perfekte?

4. Askush s’do vdesë nga kureshtja për të ditur çfarë po mendon, sepse me siguri e dinë.

5. Je në kontakt të plotë me seksualitetin tënd.

6. Ti e ke të qartë se burrat janë të rëndësishëm, por jo 100% të nevojshëm.

7. S’mund të themi të njëjtën gjë për alkoolin të shtunave.

8. Disa mund të thonë se të pëlqen t’i ekzagjerosh gjërat.

9. Ti nuk flet kurrë për politikë në tavolinën e ngrënies, apo në një festë. Ndërkohë që ata debatojnë për vjedhjen e votave, ti luan me sy sa andej-këndej.

10. Ish-at e tu kanë qenë goxha djem!

11. Je e zgjuar, e mprehtë dhe urren injorancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat