Mënyra si e përdorni telefonin tregon shumë për ju!

Life style

Mënyra si e përdorni telefonin tregon shumë për ju!

Më: 27 maj 2021 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Gratë kalojnë mesatarisht 600 minuta në një celular çdo ditë, krahasuar me 459 minuta për burrat, sipas një studimi. Kjo kohë zakonisht kalon në detyra të lidhura me punën (si dërgimi i një email-i) apo në rrjete sociale.

Sidoqoftë, përdorimi i telefonit mund të zbulojë shumë për personalitetin tuaj.

Ja çfarë thonë hulumtimet:

1 – Kur kontrolloni telefonin shumë shpesh

Të qenit vazhdimisht i varur nga telefoni mund të nënkuptojë një nivel impulsiviteti, bazuar në një studim. Njerëzit e varur nga telefonat e tyre mund të jenë më emocionalë sesa ata që i përdorin ato aq rrallë sa mund të kalojnë një ditë të tërë dhe në fund të ditës, të kenë bateri.

2 – Kur e përdorni shumë

Sipas një studimi, njerëzit që përdorin telefonët e tyre më shpesh kanë nivele më të larta të stresit. Dhe stresi, nga ana tjetër, i bën ata të ndihen më pak të kënaqur me jetën e tyre. Ndërkohë, të mos qenit i varur nga telefoni mund të parandalojë që kjo të ndodhë.

3 – Kur kaloni me orë të tëra në telefon

Bazuar në kërkime, kohëzgjatja e përdorimit të telefonave shoqërohet me nivele më të mëdha të ashpërsisë së simptomave depresive.

4 – Kur e përdorni telefonin pas mesnate

Një studim zbuloi se njerëzit që përdorin telefonat shpesh pas mesnatës kanë më shumë gjasa të kenë një gjumë më të dobët. Dhe ndërsa humbja e gjumit ndikon shumë në gjendjen tonë shpirtërore, mund të na bëjë edhe më nervozë dhe të shqetësuar. Sa për të kundërtën, njerëzit me një ndjenjë më të lartë detyre zakonisht ndalojnë së përdoruri telefonët e tyre para mesnatës.

5 – Kur prisni derisa telefoni të karikohet shumë ose plotësisht, para se ta përdorni

Kjo sjellje, është një parashikues i tendencave organizative të dikujt. Njerëzve të ndërgjegjshëm nuk u pëlqen kur bateria është e dobët, dhe ata me një nevojë më të lartë për rregullsi presin zakonisht, që telefoni i tyre të karikohet mirë para se ta përdorin përsëri.

6 – Bërja dhe marrja e shumë telefonatave

Hulumtimet treguan se njerëzit më introvertë priren të bëjnë më pak telefonata se të tjerët. Ekstrovertët bëjnë dhe marrin telefonata më shpesh. Sigurisht, kjo nuk është absolute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat