Dermatologët paralajmërojnë për një gabim që të gjitha e bëjmë kur e heqim grimin

Life style

Dermatologët paralajmërojnë për një gabim që të gjitha e bëjmë kur e heqim grimin

Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Heqja e grimit është e detyrueshme para gjumit.

Ne ndoshta bëjmë një “përpjekje” të veçantë për të nxjerrë grimcat e fundit të maskarës dhe hijesimit. Dhe në këtë proces e dëmtojmë lëkurën, paralajmërojnë dermatologët!

Nëse hiqni grimin me pambuk të njomur në pastrues, ju ndoshta nguteni dhe fërkoheni, veçanërisht nëse keni vënë maskara të papërshkueshme nga uji.

Lëkura rreth syve është jashtëzakonisht e ndjeshme, dhe çdo “sulm” agresiv mbi të mund të çojë në dëmtime që do të grumbullohen me kalimin e kohës dhe do të shkaktojnë rrudha.

Dermatologët thonë se një copë pambuku ose një jastëk i vogël duhet të njomet në produkt dhe më pas të vendoset në syrin e mbyllur dhe të mbahet vetëm për rreth 30-40 sekonda.

Në këtë mënyrë, produkti do të ketë kohë për ta shkrirë grimin dhe ne nuk do të irritojmë syrin duke fërkuar, ndukur qerpikët ose duke dëmtuar lëkurën delikate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat