5 arsye pse një baba i dashur rrit fëmijë më inteligjentë se të tjerët

Life style

5 arsye pse një baba i dashur rrit fëmijë më inteligjentë se të tjerët

Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Baballarët, veçanërisht ata që janë më të dashur dhe të kujdesshëm ndaj fëmijëve, mund të ndikojnë ndjeshëm në inteligjencën dhe lumturinë e të vegjëlve. Për gjithë arsyet më poshtë, një baba i dashur është themeli kryesor që ndikon tek krijimi i personalitetit tek fëmija.

1. Fëmijët e baballarëve më të butë dhe të dashur kanë IQ më të lartë

Nga studimet e realizuara, vajzat dhe djemtë e rritur me baballarë të dashur me shumë të kujdesshëm kanë rezultuar me performancë IQ më të lartë krahasuar me të tjerët. Përveç kësaj, këta fëmijë kanë më pak shanse të kenë probleme emocionale dhe të sjelljes gjatë periudhës së pubertetit.

2. Vajzat e tyre janë më të zgjuara dhe të shkathta

Figura e babait luan një rol të rëndësishëm edhe në jetën akademike të një vajze. Baballarët që japin dhe e tregojnë dashurinë kanë tendencën të rrisin dhe ndihmojnë vajzat të përmirësohen në punët e tyre dhe të promovohen.

3. Djemtë me baballarë të tillë qëndrojnë larg telasheve dhe grupeve të rrezikshme

Sipas studimeve, djemtë që vijnë nga familje ku mungon figura atërore kanë 3 herë më shumë shanse të përfshihen në akte kriminale kur arrijnë të 30-at.

4. Kanë inteligjencë emocionale më të lartë

E qeshura, bisedat, çiltërsia në marrëdhënien baba-fëmijë ndihmon tek rritja e vetëbesimit të fëmijëve. Duke ruajtur kujtime të veçanta me babain, inteligjenca emocionale e të vegjëlve është më e lartë dhe kanë prirje të bëhen të rritur empatikë.

5. Rrisin fëmijë më të sigurtë

Baballarët me vetëbesim e transmetojnë këtë tipar edhe tek fëmijët! Prindërit që kanë marrëdhënie të ngrohtë me fëmijët rriten më shëndetshëm dhe me më shumë vetëbesim për të ecur para. Të kesh një baba në rolin e shokut të ndihmon për të zbuluar atë për çfarë ke nevojë në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat