Sjellja e fëmijës është si brumi, e zgjedh ti çfarë forme t’i japësh

Life style

Sjellja e fëmijës është si brumi, e zgjedh ti çfarë forme t’i japësh

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Disa këshilla mjaft praktike të cilat ju ndihmojnë me përmirësimin e sjelljes së fëmijëve tuaj.

1. Krijoni orare të rregullta dhe të parashikueshme

Të caktoni një rutinë për fëmijët tuaj nuk duhet të keqinterpretohet asnjëherë si një praktikë e ashpër prindërore. Përkundrazi, kjo mënyrë e përcaktimit të qëllimeve krijon një hapësirë të sigurtë ku madje edhe fëmijët e vegjël e dinë çfarë të presin.

2. Identifikoni pritshmëri solide dhe të qarta

Fëmijët gjtihmonë dijnë të thyejnë kufijtë nëse nuk kanë sensin e parashikimeve në rutinën e tyre të përditshme. Vetëm aktivitetet përcjellen dhe kuptohe në afat të gjatë.

3. Kaloni kohë të mjaftueshme me fëmijët tuaj

Fëmijët e vlerësojnë shumë kohën që e ndani me ta në maksimum duke iu përkushtuar dhe kujdesur për ta.

4. Përkrahni fëmijën gjatë fazave të tranzicionit

Fëmija pëson ndryshime të shumta gjatë fazave të ndryshme në jetë. Nëse nuk jeni afër tij ti tejkaloni së bashku ndryshimet. Bëhuni më i durueshëm dhe tentoni ta mirëkuptoni në shumë veprime.

5. Lërini që të marrin vendime vet

Inkurajoni ata që të bëjnë zgjedhjet e tyre personale kur bëhet fjalë për gjëra të vogla. Për shembull, lëre të zgjedh ngjyrën e bluzës, çfarë ushqimi për të ngrënë. Shumica e fëmijëve kërkojnë kontrollë dhe fuqi rreth aktiviteteve që supozohen ti bëjnë. Kjo gjë i bën ata më të sigurtë në vete dhe me vetbesim.

6. Implementoni pasoja natyrale për ti mësuar rreth jetës

Ti vëni fëmijët nën procesin e të dënuarit, paraqet një formë kontrolle ndaj tyre. Edhepse fëmijët mund t’iu binden rregullave tuaja, prap se pra është mirë ti bëni me dije për pasojat që mund të vijnë si rezultat i mos dëgjimit.

7. Lërini të shprehin ndjenjat e tyre

Është mirë nga ana e prindërve tu lejohet fëmijëve që të shprehin ndjenjat negative. Nëse i lejoni që të shprehen lirshëm për probleme dhe shqetësim, ata do të vazhdojnë e këtë ritëm gjatë tërë jetës së tyre.

8. Kontrolloni sjelljen negative

Nuk është mirë të implementoni vetëm sjellje negative ndaj fëmijës suaj si rezultat i ndonjë zemërimi, si psh, ndjenjë faji, frikë, kërcënim, ju mund ta thyeni besimin e tyre. Duhet të tregoni mirëkuptim, ti ofroni ndihmë dhe ta ushqeni me gjëra pozitive në jetë.

9. Lërini fëmijët të shprehin ndjenjat e tyre, idetë dhe mendimet rreth botës

Asnjëherë mos i sforconi me bindjet e juaja, lërini të shijojnë përvojat e tyre personale. Ju nuk keni nevojë të pajtoheni gjithmonë me opinionet apo mendimet e tyre, tregoni nivel të lartë mirëkuptimi dhe durim. Respektoni larine e të shprehurit të ndjenjave të tyre, kjo i bën persona të veçantë në jetë.

10. Bëhu model apo shembull i mirë

Fëmijët përcjellin sjelljet e prindërve gjatë rritjes së tyre. Tregoni sa më shumë sjellje të ndërtuar me integritet dhe respekt. Ndoshta është e vështirë të mbani rregullisht këtë tempo, por tentoni të minimizoni zënkat dhe sjelljet negative në prani të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat