Të jesh gjithmonë vetvetja, është magji!

Life style

Të jesh gjithmonë vetvetja, është magji!

Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:40
Ilustrim

Kjo jam. Pse nuk dëshironi ta kuptoni? Unë nuk futem në xhepin tuaj dhe as në kallëpët që për vite me radhë keni bërë për mua. Nuk është vetëm se nuk mund të pajtohem me ju. Kryesisht është se nuk dua. Po, nuk dua! Të gjitha këto “duhet” që ju i keni emëruar rregulla të jetës, unë nuk i njoh. Dhe të gjitha gjoja të ashtuquajturat pretendime tuajat i shkruaj në këpucët e mia të vjetra. Aty, domethënë, po ju shkruaj.

Më keqkuptoni sa të doni. Edhe unë ju keqkuptoj. Edhe ju fajësoj, nëse doni ta dini. Unë ju fajësoj për të gjithë ata shpirtra të shtypur. Të gjithë këta njerëz të dobët që nuk ishin të kënaqur me doktrinat që ju diktuat. Ata ju njihnin si fuqinë supreme dhe ju dhanë frenat e jetës së tyre.

Vetëm urat për ekzistencën time insistoj t’i dominoj vetë. Vetëm unë, a dëgjon? Dhe le të gabojmë me këtë reagim timin. Nuk me intereson! Si për mendimin ashtu edhe për të ashtuquajturat tuaja. Këto” duhet” mbi të cilat keni ngritur një botë të tërë është mbeturinë. Dhe unë mbeturinat i hedh.

Unë do të shkoj atje ku dua. Do të bëj atë që besoj se është e drejtë për mua dhe njerëzit e mi. Do ta jetoj jetën time pa kufijtë dhe barrierat tuaja. Me kriteret e mia do të përcaktoj nevojat e mia.

Sa për ju? Unë e di se goja juaj nuk do të mbyllet kurrë.

Në fakt, ka raste kur imagjinoj një gojë të madhe për të gjithë ju. Me dhëmbë të mprehtë dhe buzë mishi, të frikshme. Një gojë e gatshme për t’i gllabëruar të gjithë, në çdo hap. Në çdo gjë, natyrisht, që ju e konsideroni një gabim nëse tejkalon nga të dhënat tuaja.

Por nuk do t’ju marr si të mirëqenë. As nuk do të lejoj që të më hani.

Protestoj/i bëj thirrje murgut tim, nuk kam nevojë për ju.

Edhe nëse thua. Më vjen mirë që kam mundësinë për t’ju dhënë arsye të flas me ju. Unë qesh me ju dhe vazhdoj me jetën time ashtu siç e zgjodha. Bëjë zgjedhjet e mia, mësoj nga gabimet e mia, festoj pasionet e mia.

Dhe nëse gjithçka tjetër dështon, çfarë rëndësie ka?

Jeta është një shkollë e madhe dhe nuk kam ndërmend t’i nënshtrohem frikës. Do guxoj. Do ta shijoj atë deri në palcë duke shkaktuar ndjenjën tuaj publike.

Morali i pllakës ngriti një shoqëri të lobotomizuar të krijesave të pafuqishme. Ata ndërtuan mure, kaluan kangjella dhe zinxhirë të rëndë kudo. Por me dy goditje, ndërtesën/ngrehinën tuaj, atë që të krijon mjerim, shtypje dhe mizeri, do ta shemb.

Sepse mundem dhe sepse dua.

Dua të më përkasin. Dua të zgjedh.

Por mbi të gjitha, unë dua të jetoj!

Dua të jem vetvetja, çfarë nuk kuptoni?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat