10 leksione jete që mund t’i mësojmë nga macet, të cilat i kanë idetë më të qarta se ne

Life style

10 leksione jete që mund t’i mësojmë nga macet, të cilat i kanë idetë më të qarta se ne

Më: 30 prill 2021 Në ora: 08:51
Ilustrim

Nëse keni një mace ky artikull me siguri do ju tërheqë vëmendje. Lidhja jonë me kafshët është e fortë e për disa janë miqtë më të mirë. Macet janë me siguri në krye të listës e prej tyre mund të marrim ca mësime të mira.

Bëni atë që ndiheni (vërtetë) të lumtur

Një mace nuk do e linte rehatinë e saj mënjanë as për të kënaqur pronarin e saj.

As nuk do të kalonte një mbrëmje me njerëz që i konsideron të mërzitshëm vetëm për të qenë i sjellshëm.

Ndonjëherë për t’u ndjerë mirë është e nevojshme të lini mënjanë ndjenjën e detyrës dhe normat shoqërore.

Sa më shumë të bësh të vështirin aq më shumë do të të dëshirojnë

Macet janë shumë lozonjate dhe moskokçarëse nga natyra. Ato e vendosin vet kur e duan ose jo vëmendjen dhe të tregosh këtë anën pak të vrazhdët e të vështirë i bën njerëzit të të duan më shumë, e të kuptojnë vlerën tënde.

Rebelohu

Kur kalohet kufiri, një mace nuk mendon dy herë për të shprehur veten. Në fund të fundit, për çfarë tjetër do të përdoren thonjtë e mprehtë?

Nëse një situatë nuk ju përshtatet, mos rrezikoni të ulni veten se dëshironi të dukeni të sjellshëm me çdo kusht.

Mësoni të harroni

Macen kushedi sa herë e mashtroni për sa e sa gjëra, por ajo nuk i ruan në kujtesë e as nuk e streson veten, apo të mbajë inat për to. Të qenit në gjendje të lini mënjanë mërinë dhe përvojat negative të së kaluarës është thelbësore për të jetuar në paqe.

Pushoni sa më shumë të mundeni

Macet janë gjumashë të urtë dhe nuk kanë asnjë rrudhë as kur janë shumë të moshuar.

Sekreti i pamjes së tyre gjithmonë madhështore duhet të jetë gjumi.

Mos u dorëzoni

Edhe pas traumave më të këqija, macet nuk dorëzohen dhe qëndrojnë të lidhura me jetën me të dhjetë kthetrat.

Instinkti i tyre i mbijetesës është aq i fortë sa i shtyn të luftojnë me të gjitha forcat për të pasur sukses.

Lëviz me delikatesë (çfarëdo të jesh duke bërë)

Që prej Egjiptit të Lashtë, kur u nderua me maskën e perëndeshës Bastet, macja ka qenë gjithmonë një simbol i harmonisë dhe hirit.

Nëse doni të jeni simpatik si një mace, bëjeni çdo lëvizje tuajën të lakuar dhe të matur.

Luftoni për atë që doni

Një mace është më e vetëdijshme se kurrë për të ruajtur territorin e saj.

Nëse diçka (ose dikush) është shumë e rëndësishme për ju, bëni gjithçka për ta marrë.

Mos harroni të argëtoheni

Macet tona duan të luajnë edhe në pleqëri dhe u kushtohen gjuetisë së topave dhe minjve sikur të ishte çështje jet a vdekje.

Bëni si ata: jepini hapësirë ​​momenteve të bukura aktiviteteve që ju pëlqejnë. Do ndiheni gjithmonë të rinj, si një mace.

Pak aktrim ka gjithmonë efekt

Macet mund të të kërcënojnë lehtë vetëm me pozicioninim e duhur. Bëni si ta dhe nëse doni t’i tregoni vendin dikujt, aktroni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat