13 gjëra që gratë dhe burrat s'i dinë për trupin e tyre!

Life style

13 gjëra që gratë dhe burrat s'i dinë për trupin e tyre!

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Është mirë që njerëzit të dinë sa më shumë për trupin e tyre, por ka aq shumë informacion sa të dish gjithçka është e pamundur. Më poshtë, gjeni 13 fakte interesante, që vëmë bast se s'i kishit dëgjuar më parë:

Shqisa e të nuhaturit tek një grua është më e mirë se ajo e një burri.

Gratë qajnë mesatarisht 30-64 herë në vit, ndërsa burrat vetëm 6-17 herë.

30% e grave kanë neps për gjëra të pangrënshme gjatë shtatzënisë.

Gratë mund t'i detektojnë audiot me frekuencë të lartë më mirë sesa burrat.

Gratë janë gjenetikisht më fleksibël/elastike se burrat.

Lëkura e një gruaje është 10 herë më e ndjeshme se e një burrri.

Gratë i pulisin sytë dyfish më shumë se burrat.

Gratë i dallojnë ngjyrat nga njëra-tjetra shumë më mirë se sa burrat. Madje, këta të fundit shpesh herë do të ngatërrojnë dhe nuanca që s'janë fare të ngjashme. Te gratë, kjo ndodh sepse ndjeshmëria kromatike lidhet direkt me kromozomin X

Gratë kanë më shumë "receptorë të ëmbël" në gjuhë sesa burrat.

Diametri i flokut të gruas është dy herë më i vogël se i flokut të burrave.

Gratë kanë imunitet më të fortë në përgjithësi.

Gratë i djegin kaloritë më ngadalë se burrat, rreth 50 kcal për ditë.

Zemra e grave rreh më shpejt se e burrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat