Arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës

Life style

Arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Ka shumë arsye pse mund të ndiheni të plogësht gjatë gjithë ditës edhe nëse po flini mjaftueshëm. Mund të jetë një gjendje e njohur si “sindromi i lodhjes kronike”. Por mund të nënkuptojë gjithashtu diçka më pak të rëndë, që mund të rregullohet duke ndryshuar stilin tuaj të jetesës.

Më poshtë ne do ju tregojmë se kush janë 7 arsyet më të shpeshta që ju bëjnë të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës.

1. Nuk po hani si duhet

Karbohidratet e rafinuara mund të jenë një burim i shpejtë energjie. Kur hani diçka si drithëra në mëngjes, biskota, makarona ose pica, karbohidratet e rafinuara në to shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak dhe ju ndiheni më të energjishëm. Sidoqoftë, kur nivelet e sheqerit në gjak të bien, do të filloni të ndiheni të lodhur përsëri. Dhe nëse vazhdoni të hani ushqime që përmbajnë karbohidrate të rafinuara, do të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës. Mundohuni të hani më pak ushqime të ëmbla dhe karbohidrate të rafinuara, duke i zëvendësuar ato me ushqime të pasura me fibra, si tërshëra, thjerrëzat dhe perimet.

2. Nuk jeni aktiv sa duhet

Ju mund të mendoni se nëse ktheheni më herët ng puna, shtrirja në divan do t’ju ndihmojë të kurseni energjitë dhe të ndiheni jo të lodhur. Në fakt, është e rëndësishme të dini se dis ushtrime në javë, do ju ndihmojnë të ndiheni më pak të lodhur gjatë gjithë kohës. Kjo është provuar nga studimet shkencore.

3. Ju nuk po bëni gjumë cilësor

Ju mund të ndiheni të lodhur edhe pse mund të keni fjetur mbi 9 orë. Kjo ndodh për shkak se cilësia e gjumit është e dobët. Gumi i rregullt mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të lodhur gjatë ditës.

4. Jeni sensitivë ndaj ushqimit

Nëse ndiheni të lodhur pa arsye gjatë gjithë ditës, mund të jetë një shenjë e intolerancës tuaj ndaj ushqimit. Zakonisht mund të jeni sensitivë nga gluteni, qumështi dhe vezët.

5. Nuk po pini mjaftueshëm ujë

Nëse nuk zëvendësoni ujin që trupi humbet si rezultat u reagimeve biokimike, do të dehidratoheni. Kjo mund të çojë në nivele të ulta energjie dhe ta bëjë më të vështirë përqendrimin. Nëse pini ujë do të ndiheni më pak të lodhur.

6. Jeni të stresuar

Hulumtimet tregojnë se nivelet e larta të stresit mund të shkaktojnë lidhje. Joga dhe meditimi lehtësojnë stresin, ndaj kushtojuni rëndësi.

7. Mund të keni nevojë për më shumë vitamina

Nëse dieta juaj nuk ka mjaftueshëm hekur, vitaminë D ose vitamina B12, mund të ndiheni të lodhur. Shtoni në dietën tuaj ushqime të tilla si spinaqi, gjeldeti, qumësht, vezë, salmon, mish viçi, kërpudha dhe prodhime deti. Këto ushqime do reduktojnë lodhjen. Gjithashtu, marrja e rrezeve të diellit është shumë e rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat