Ka një martesë të hapur, por dëshira e fundit e partneres së këtij 38-vjeçari e ka bërë të “çmendet”

Life style

Ka një martesë të hapur, por dëshira e fundit e partneres së këtij 38-vjeçari e ka bërë të “çmendet”

Më: 20 mars 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

“Të qenit në një martesë të hapur më bën të lumtur, por tani kam frikë se gruaja ime po afrohet shumë me një nga të dashurit e saj”,- kështu e nis rrëfimin e tij një 38-vjeçar për “Dear Deidre”, rubrikën e “The Sun”.

“Partnerja ime është 35 vjeç. Ne kemi tetë vite të martuar.

Marrëveshja jonë është e njëanshme, kryesisht ajo fle me njerëz të tjerë. Megjithatë, funksionon shumë mirë për ne.

Gruaja ime ka një oreks të madh seksual kështu që duhet të jetë me burra të tjerë sa herë që dëshiron, gjë që e mban atë të lumtur dhe e ndalon të mashtrojë.

Nuk është se del me këta djem, thjesht bën seks, edhe pse ajo ka disa meshkuj me të cilët i sheh rregullisht disa herë në muaj.

Ndonjëherë ajo i sjell në shtëpinë tonë dhe unë bashkohem, por shumicën e kohës ajo i takon vetë në hotele dhe më tregon për këtë më pas.

Më pëlqen të dëgjoj të gjitha detajet.Por tani një nga të dashurit e saj thotë se ai do të donte që ajo të qëndronte me të për një fundjavë të gjatë argëtimi në një hotel, pasi Covid të mbarojë.

Dhe ai ka deklaruar se nuk dëshiron që unë të jem atje, ai dëshiron që t’i ketë të gjitha për vete.

Ajo thotë se dëshiron të shkojë. E ka kaluar natën me të më parë, por brenda qytetit dhe vetëm për një natë.

Ndihem vërtet i pakënaqur për këtë dhe jam i shqetësuar se ai po përpiqet ta tundojë atë.

Ai është 29 vjeç dhe shumë në formë, ndërsa unë kam trupin e një babai. Kjo është hera e parë që ndihem i pasigurt për jetën tonë seksuale.

A duhet të jem dakord që të shkojë, apo duhet të them se kjo nuk është ajo për të cilën kemi rënë dakord?

Unë nuk dua ta lëkund martesën time ose ta bëj gruan të ndiejë se nuk mund të më besojë”.

“Dear Deidre”, për këtë situatë, thotë:

“Deri më tani, ju keni pasur kontroll në martesën tuaj. Tani, ju duket sikur keni humbur kontrollin, kështu që emocionet kanë hyrë në lojë.

Duket sikur keni frikë se gruaja do të nisë një marrëdhënie me këtë burrë, jo vetëm të bëjë seks me të, dhe kjo prish ‘kontratën’ tënde.

Dhe, për herë të parë, ju mendoni se keni një rival për afeksionet e saj.

Frika mund të jetë e pabazë, por ju duhet të diskutoni për ndjenjat tuaja me të para se të filloni të keni probleme serioze besimi dhe përçarje që shfaqen në martesën tuaj. Dëgjoni instiktin tuaj të brendshëm.

Ju nuk jeni të lumtur për këtë, kështu që ndershmëria është politika më e mirë. Duhet t’i thoni asaj se preferoni që të mos shkojë.

Nëse ajo të do, do të dëgjojë shqetësimet e tua. Mendohuni mirë nëse një marrëdhënie e hapur afatgjatë mund të funksionojë vërtetë për ju”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat