Louis Vuitton shet për 6.000 euro “bluzën më të shëmtuar në botë”

Life style

Louis Vuitton shet për 6.000 euro “bluzën më të shëmtuar në botë”

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:16
Louis Vuitton

Louis Vuitton është bërë objekt talljeje, pasi ka nxjerrë në shitje, për rreth 6.000 euro, një bluzë të mbuluar me kukulla.

Bluza ka të ngjitura 14 kukulla, ku përfshihen një bretkosë, një panda dhe një oktapod.

Shumë persona shkruan komente tallëse në faqen e markës së modës.

“Më në fund, një mënyrë për të futur në punë lodrat e vjetra që kam në shtëpi”, “Dhe thonë që e ka fajin Covid-19 për humbjen e shijes…” apo “Kjo është bluza më e shëmtuar në botë”, ishin disa nga komentet, shkruan a2news.

Louis Vuitton është një prej markave më të njohura të modës në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat