Si ta mbani shtëpinë e pastër, 5 “sekrete” të thjeshta

Life style

Si ta mbani shtëpinë e pastër, 5 “sekrete” të thjeshta

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Shtëpia është vendi kryesor ku ne shkojmë dhe qetësohemi nga lodhja e gjithë ditës, gjithashtu është vendi ku ne presim të afërmit tanë.

Të gjithë ne e kemi një të njohur që sa herë shkojmë mik te shtëpia e tij do ta gjejmë çdo gjë në rregull dhe të sistemuar. Shtëpia ndodhet në gjendje perfekte, e pastër, çdo gjë në vendin e vet sikur askush nuk ka lëvizur. Shpesh ne mendojmë se duhet të jesh i talentuar ta mbash shtëpinë tënde gjithmonë të pastër, por jo gjithmonë ndodh kështu. Shfletoni galerinë për tu njohur me disa nga këshillat kryesore.

Ka një ndryshim mes rregullsisë dhe pastërtisë – Shtëpia juaj mund të jetë krejtësisht e pastër, por nuk do të duket kështu nëse e gjithë hapësira është e zënë me lodrat e fëmijëve, rrobat, librat ose letrat. Pra nëse ju nuk keni rrëmujë në shtëpi, ajo do të duket e rregullt dhe e pastër.

Gjërat që nuk ju duhen – Nëse keni gjëra që nuk ju duhen atëherë shtëpia juaj nuk do të duket e rregullt. Shmangni blerjen e gjërave që i keni.

Një kuti për të vendosur gjërat që nuk janë aty ku duhet të jenë – Askush nuk është perfekt. Ndonjëherë, të ftuarit shfaqen atëherë kur ne nuk i presim. Dhe në vend që të përpiqeni të nxitoni dhe ta pastroni vendin, vendosni të gjitha gjërat që keni rrëmujë në një kuti dhe do të shpëtoni nga rrëmuja vetëm për disa sekonda.

Kontrollojeni dhomën tuaj para se të dilni – Kur të dilni merrni nga dhoma ndonjë gotë, rroba të pa lara ose ndonjë libër që në këtë mënyrë të shmangni rrëmujën.

Pastrimi i shtëpisë do të jetë i dobishëm për rehatinë tuaj – Nëse i ktheni punët tuaja në një ritual relaksues, është mirë si për shtëpinë ashtu edhe për shëndetin tuaj psikologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat