Njerëzit që dinë dy gjuhë vendosin më shpejt

Life style

Njerëzit që dinë dy gjuhë vendosin më shpejt

Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti “Vita-Salute” dhe nga Irccs San Raffaele në Milano, në bashkëpunim me studiues nga Hong Kongu, Londra dhe Barcelona, fëmijët dygjuhësh janë mendërisht më të efektshëm dhe kanë më shumë lëndë gri në korteksin cinguloz anterior, struktura më e rëndësishme, kur bëhet fjalë për të marrë vendime në situata kritike.

Studiuesit u kanë dhënë detyra të vështira konjitive dy grupeve me njerëz, njëri me persona dygjuhësh dhe grupi tjetër me persona që dinin vetëm një gjuhë.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë studim kishin të njëjtën moshë dhe të njëjtin nivel edukimi dhe ndërkohë që kryenin detyrat studiuesit u mbanin nën kontroll aktivitetin cerebral.

Në fund, grupi që përbëhej nga personat dygjuhësh pati rezultate më të mira në kryerjen e detyrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat