Përse është e rëndësishme çfarë emri do të zgjidhni për beben tuaj?

Life style

Përse është e rëndësishme çfarë emri do të zgjidhni për beben tuaj?

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Ekzistojnë shumë arsye

Emri mbetet i përhershëm, andaj me kujdes duhet të merret vendimi për atë më të përshtatshmin.

Bëhuni të hapur për propozime, por, megjithatë, më e rëndësishmja është që vendimin për emrin e fëmijës suaj ta merrni bashkë me partnerin

Çfarë duhet të dini

Gjatë shtatzënisë mendoni për emrat e mundshëm, bëni një listë të emrave të preferuar dhe në të shtoni të gjithë emrat të cilët ju pëlqejnë.

Më së miri është që partnerët të pajtohen për atë që dëshirojnë që fëmija të bartë emrin e ndonjë anëtari të dashur të familjes apo jo.

Kini kujdes që fëmijës të mos i vini emrin për shkak të të cilit të tjerët do ta ngacmojnë në mënyrë joadekuate.

Qe disa këshilla mbi veprimin e drejtë të zgjedhjes së emrave:

Dëgjoni si tingëllon emri

Është shumë me rëndësi si tingëllon emri kur e shqiptoni.

A është melodik? A përshtatet me mbiemrin? Shpesh emrat e gjatë tingëllojnë më mirë se mbiemrat e shkurtër dhe anasjelltas.

Ekspertët që studiojnë emrat nuk rekomandojnë emrin që mbaron me zanore nëse edhe mbiemri fillon me zanore. Gjithashtu këshillojnë që fëmijës të mos i vini emrin i cili rimohet me mbiemrin.

Shmangi emrat “unikë”

Emrat “unikë” të popullarizuar, emrat të cilët i keni shpikur vetë apo të cilët janë nxjerrë nga ndonjë fjalë tjetër shpesh nuk janë zgjidhja më e mirë.

Mund të duken të ngathët, vështirë shqiptohen, vështirë mbahen në mend dhe nuk përcaktojnë identitetin e personit në mënyrën e duhur.

Propozimet e familjarëve dhe miqve

Nëse dëshironi këtë ju dhe partneri juaj, atëherë kjo është në rregull, mirëpo mos lejoni që zgjidhjet e tilla, madje edhe ato qëllimmira t’ju imponohen.

Nëse dëshironi t’ia vini emrin fëmijës tuaj sipas emrit të dikujt bëjeni atë vetëm nëse ju pëlqen emri dhe jo për shkak të kujtesës.

E rëndësishme

Së fundmi, mos harroni se kriteret më të rëndësishme për zgjedhjen e një emri të foshnjës janë ndjenjat personale dhe një vendim i përbashkët i partnerit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat