Një listë me shenja për të zbuluar nëse jeni (ose jo) me njeriun e duhur!

Life style

Një listë me shenja për të zbuluar nëse jeni (ose jo) me njeriun e duhur!

Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:12
Ilustrim

Nëse ndonjëherë keni patur dyshime, hidhini një sy listës më poshtë. Të gjitha shenjat arrijnë vetëm në një përfundim: nuk keni përballë njeriun e duhur!

1. Ai/ajo vë në dyshim shëndetin tënd mendor.

Jeni duke u zënë për diçka koti dhe ai/ajo ju quan “idiot/e”. Ti: “Kujt i thua idiote ti?”. Ai: “ UN? TY? IDIOTE? JOO! Je çmendur?”

2. Ai/ajo i di pikat e tua të forta dhe të dobëta, dhe shënjestron këto të dytat.

 Nuk është motivuese të shkosh me të dashurën në palestër vetëm për t’i treguar se ka vënë bark.

3. Ai/ajo do të rrish me të gjatë gjithë kohës. 

Ndonjëherë bën gjëra që të të pengojë që të rrish me shoqërinë tënde. Kjo nuk është e shëndetshme. Aspak.

4. Të thotë se do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në lidhje por nuk e bën kurrë. 

Ta mbash dikë varur është diçka thjesht e keqe.

5. Të kritikon për gjërat që ty të pëlqen të bësh. 

“Pse duhet të dalësh çdo fundjavë për të kërcyer? Dukesh si adoleshente!”. “ Sepse të kërcyerit është qejf! Mësohu po deshe!”

6. Ka standarte të dyfishta mbi mënyrën si duhet të silleni. 

Nëse ai/ajo të vendos rregulla ty por nuk i zbaton për vete, jepi duart. Lidhja është partneritet, jo diktaturë!

7. Ti e ke gjithmonë gabim!

 Ose të pakën ai të bën të ndihesh kështu. Oh, dhe ai/ajo i fiton gjithmonë debatet, kështu që as mos u lodhni.

8. Gjithmonë vendos ai kur vjen puna për të bërë plane apo zgjedhje.

 “Sot ka Champions League kështu që taksirat, dalim nesër për përvjetorin tonë.” ???

9. Të tregon gjërat që duhet të përmirësosh tek vetja. 

Çdokush që të vë në dukje problemet e tua me karakterin/pamjen/karrierën gjatë gjithë kohës, është goxha i pasigurt për veten e tij.

10. Të do shuuumë në “mbrëmje”, por është i ftohtë në mëngjes.

 Nëse pas darkës ai/ajo është super i dashur dhe të tregon se të do, por kur zgjohet në mëngjes duket sikurthjesht të ka qejf, këtu ka diçka që nuk shkon.

11.Ti e kap veten duke bërë planet e tua bazuar në oraret e tij/saj. 

Koha jote nuk është më pak e vlefshme se e tij/saj. Mos e harro këtë!

12. Ai/ajo të thotë se nuk je një “i/e dashur e mirë” nëse nuk bën ekzaktësisht atë që ai/ajo do që ti të bësh. 

Më vjen keq nëse të rri në një lokal me shokët/shoqet e tu/tua për 4 orë duke parë futboll (pazar) nuk më pëlqen dhe aq shumë.

13. Ai/ajo bën diçka të bukur për ty vetëm nëse pret që t’i t’ja kthesh nderin. 

“Kam gatuar darkën! Oh, mund të lash pak të gjitha rrobat e palara në kosh ndërkohë që un shoh tv, sepse në qoftë se nuk e ke parë, unë kam bërë DAARKËËN!”

14. Kujtesa e tij/saj selektive e bën të pamundur të bësh një bisedë normale. 

Sigurisht që ai nuk e mban mend se motra jote sapo u bë me fëmijë.

15. Kurdo që të lëndon ndjenjat, ai/ajo tjesht po mundohej të bënte një “bisedë të sinqertë prej të rriturish”. 

Nëse ti je mërzitur për dika që ai/ajo të ka thënë, kujt i intereson se cilat ishin qëllimet e tij/saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat