Efekti i Mandelës – Si krijohen kujtimet e rreme?

Life style

Efekti i Mandelës – Si krijohen kujtimet e rreme?

Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

A ka ndonjë mënyrë për ta kuptuar vetë se një kujtim është gabimisht i kujtuar?

Producenti i famshëm Robert Evans tha se “Ka tre anë të çdo ndodhie: anën tënde, anën time dhe të vërtetën”,

Kjo është në fakt shumë e vërtetë, sepse njerëzit shpesh krijojnë pseudo-kujtime. Kjo është çështja e efektit të Mandelës

Efekti i Mandelës ndodhë kur një grup i madh i personave besojnë se një ngjarje ka ndodhur, kur ajo në të vërtetë nuk ka ndodhur. Ka shumë raste gjatë historisë tonë që kjo ka ndodhur.

Pse ndodh kjo?

Efekti i Mandelës e ka marrë emrin nga Fiona Broome, një këshilltare e aktiviteteve paranormale, kur një numër shumë i madhë i personave e mbanin mend se Presidenti i mëparshëm i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela kishte vdekur në burg gjat viteve të 80-ta, por në fakt kjo nuk kishte ndodhur.

Shumë prej tyre e mbanin mend lajmin për vdekjen e tij dhe edhe një fjalim nga gruaja e vejë e tij për vdekjen e tij. Por asgjë nga këto nuk ka ndodhur, transmeton lajmi.net. Në të vërtetë Mandela ka jetuar deri në vitin 2013.

Në këtë mënyrë lindi koncepti i efektit të Mandelës. Edhe pse disa teoricienë të konspiracionit thonë se kjo është dëshmi e universeve alternative dhe paralele, por mjekët thonë se kjo është plotësisht e mundshme biologjikisht.

Konfabulimi

Disa mjekë mendojnë se efekti i Mandelës është formë e konfabulimit. Konfabulimi ndryshe quhet “gënjeshtër e sinqertë”. Pra, ky është rasti kur një person krijon një kujtim të rremë, pa qëllimin për të mashtruar të tjerët.

Ata thjeshtë përpiqen të mbushin mungesat në kujtimet e tyre. Shumë shembuj të efektit të Mandelës janë shumë të ngjashme me realitetin. Disa studiues besojnë se njerëzit përdorin konfabulimin për të “kujtuar” një ndodhi.

Kujtimet e rreme

aspekte të tjera mund të shkaktojnë efektin e Mandelës, si p.sh. kujtimet e rreme, kur ju kujtoni një ndodhi në rrjedhë tjetër. Kjo shpesh iu ndodhë dëshmitarëve të ndonjë krimi

Gjithashtu, aftësia e njerëzve në internet për të ndryshuar imazhe, logo, ose diçka tjetër mund të ndikoj gjithashtu në mënyrën se si ju e mbani mend gjësendin origjinal.

Si mund të dalloni se një kujtim është i rremë dhe është pasoja e efektit të Mandelës

Është shumë e vështirë të dalloni një kujtim të rremë, zakonisht e vetmja mënyrë për të kuptuar se a e keni kujtimin gabim, është të bisedoni me njerëz dhe të bëni kërkime.

Por, ana e keqe e kësaj është se njerëzit kanë tendenca të konfirmojnë kujtimin e dikujt edhe nëse është i gabuar, sepse ata do të mendojnë se është e vërtetë.

Prandaj, nëse pyesni “A nuk ka vdekur Nelson Mandela në burg?” ose, “Nelson Mandela ka vdekur në burg, apo jo?”, me gjasë personi do të përgjigjet me “po”.

Por nëse pyesni “Si ka vdekur Nelson Mandela?”, personi do të ketë një përgjigje të vetën që do iu jap dhe nuk do të mbështesë mendimin tuaj pavetëdije. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat