Kafshimi i maces çon në depresion

Life style

Kafshimi i maces çon në depresion

Më: 4 janar 2021 Në ora: 12:47
Foto Ilustrim

A e keni ditur që pa marrë parasysh gjithë dashurinë të cilën e ndieni ndaj maceve dhe qenve, shoqërimi me ta mund të dalë nga kontrolli dhe ata t’ju kafshojnë

Natyrisht, kjo mund të ndodhë edhe me macet edhe qentë e panjohur.

A e keni ditur që adhuruesit e maceve kanë pesë herë rrezik më të lartë që të sëmuren nga depresioni nëse ato i kafshojnë?

Me atë rast femrat rrezikohen dyfish nga pasojat e kafshimit se sa meshkujt

Shkencëtarët e Universitetit të Miçiganit madje te 40 për qind e personave të cilët i ka kafshuar macja, kanë konstatuar praninë e disa formave të depresionit.

Situata është e ngjashme në rastin e kafshimit të qenit.

Macet janë më ‘të pista’, të gjitha kafshët kanë baktere në pjesën e gojës, por është mënyra se si ato kafshojnë që përcakton rrezikshmërinë e secilës.

Kafshimi nga qentë lë shenja shumë të dukshme, pasi plaga është më e madhe, por macet shkaktojnë plagë më të thella duke i futur bakteret shumë thellë në trupin tonë.

Hulumtimi ka konstatuar që me depresionin janë ballafaquar personat të cilët para incidentit me kafshët nuk kanë treguar kurrfarë shenjash të sëmundjes psikike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat