Kujdes me një burrë të ndjeshëm…

Life style

Kujdes me një burrë të ndjeshëm…

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Thuhet shpesh që gratë janë të ndjeshmet, kurse burrat janë ato qeniet e rrepta dhe pa zemër që nuk kanë lidhje me ndjeshmërinë.

Nuk është kështu, në të gjitha rastet.

Burrat e ndjeshëm janë personat më të dashur dhe më të ndershëm që mund të keni njohur ndonjëherë.

Ata kanë një personalitet të lindur që i dallon nga të tjerët dhe nga bota që i rrethon.

Shpirti i tyre është i pastër dhe shkojnë shumë rrallë kundër mendimeve apo intuitës së tyre.

Nëse kanë besim tek mirësia jote, ata mund të japin gjithçka për ju, madje edhe jetën.

Por në momentin që i tradhëton, i zhgënjen apo i përbuz, ata shndërrohen krejtësisht.

E nëse zhgënjehen nga dikush që e besojnë shumë, ata nuk hapen kurrë plotësisht ndaj përfundojnë duke u lënduar në vetmi.

Kjo ndodh sepse nuk janë në gjendje të bashkëjetojnë me urrejtjen për shkak të natyrës së tyre. “Problemi” i tyre është që ata nuk duan t’i lëndojnë të tjerët, ndaj situatat e vështira për ta mbeten të pazgjidhura dhe të pashpjeguara – analizon bota.al

Psikologët thonë se pas kësaj ata jetojnë me ndjesi faji dhe dhimbjeje të vazhdueshme; kthehen në shpirtra të torturuar nga lëndimi.

Njerëz të tillë kanë nevojë për më shumë dashuri, sepse shpirti i tyre është vazhdimisht i lënduar. “Janë engjëj me krahë të thyer që arrijnë të fluturojnë vetëm kur ndihen të dashuruar” – siç thotë Jean Hippolyte Flandrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat