Arsyeja përse të gjitha lidhjet tuaja dështojnë, gabimet që bën një femër në dashuri

Life style

Arsyeja përse të gjitha lidhjet tuaja dështojnë, gabimet që bën një femër në dashuri

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:31

“Pse e kam kaq të vështirë që të gjej të duhurin?” “Pse jam ende single?” Të gjesh shpirtin binjak nuk është e lehtë, por sjellja juaj mund t’jua vështorësojë edhe më shumë!

Më poshtë do të listojmë 10 arsyet përse ende jeni vetëm !

1. Mbani shpresa jorealiste.
Për të qenë një kandidate e suksesshëm, duhet të jeni të hapura dhe me këmbë në tokë!

2. Jeni e dhënë vetëm pas punës.Nëse mezi gjeni kohën për të ngrënë drekë , si prisni të gjeni kohë për të dalë në një takim dhe të shijoni vetveten? Gjetja e një ekuilibri është çelësi.

3. Ke personalitet të mbyllur, je e turpshme
Nuk janë shoqërorë, stepen ndaj lidhjeve e njohjeve të reja. Por nëse do të mbylleni në atë flluskën tuaj, vështirë se dikush mund ta shohë sesa të mrekullueshme jeni  .

4. Dashuroni me zemër, por mos harroni dhe trurin
Zgjedhja e vazhdueshme e partnerëve që janë fizikisht larg apo të padisponueshëm e bën të vështirë që marrëdhënia të zgjasë.

5. Ideja e martesës ju bie si çekan në kokë
Në vend që të dilni , të argëtoheni dhe ta njihni më mirë personin me të cilin pretendoni që të lidheni, ju e portretizoni si bashkëshortin tuaj të ardhshëm !

6. Ju i krahasoni marrëdhëniet tuaja të reja me ato të dështuarat
Është e natyrshme të krahasosh personin e ri që ke takuar, me ish-in e mëparshëm, , veçanërisht nëse me atë person ke qenë për një kohë të gjatë dhe të lumtur. Megjithatë, ky krahasim do t’ju ndalojë të njihni më mirë partnerin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat