Çfarë do të thotë të jesh Panseksual?

Life style

Çfarë do të thotë të jesh Panseksual?

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Ja se çfarë iu duhet të dini.

Njerëzit në përgjithësi e kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh heteroseksual , gej, lesbike, ose biseksual, por ka shumë më pak dituri në lidhje me të qenit panseksual,

Çfarë është panseksualiteti? Këtu do e shpjegojmë më ndihmën e Carol Queen, një seksologe legjendare nga San Francisko

Fjala panseksual rrjedhë nga gjuha greke, ku prefiksi pan, do të thotë “të gjithë”. Kjo fjalë përdoret për personat që janë të tërhequr seksualisht ndaj të gjithë njerëzve, pavarësisht identitetit gjinorë që ata kanë.

Panseksual është shpesh term që përdoret si sinonim për biseksual, por ata në fakt nuk janë e njëjta gjë. Personat panseksual janë pjesë e grupit biseksual. Personat biseksual janë ata që janë të tërhequr prej më shumë se një gjinie, kurse personat panseksual tërhiqen nga të gjitha gjinitë.

Të identifikohesh si panseksual, do të thotë se ju tërhiqeni nga njerëzit, e jo nga gjinitë. Pra pavarësisht nga gjinia e tyre ose orientimi i tyre seksual, ju ndjeni tërheqje dhe ndjenja romantike ndaj tyre.

Por a identifikohet si biseksual ose panseksual është diçka që varet plotësisht nga mënyra se si identifikohet personi vetë.

Nuk ka një term specifik që e definon panseksualitetin. Secili person panseksual e ka mënyrën e vetë të shpjegimit dhe të identifikimit të panseksualitetit.

Prandaj njerëzit janë shpesh konfuz kur bëhet fjalë për këtë orientim seksual. Por orientimi seksual nuk definon se çfarë doni të bëni.

Askush nuk e ka detyrë të shpjegoj seksualitetin e tyre dhe është shumë e rëndësishme që këta persona të mos gjykohen pasi që nuk do të thotë se çdo kush është “mjaftueshëm” për ta.

Do të thotë se ata nuk gjykojnë personat e tjerë bazuar në identitetin seksual, por në personin që janë, prandaj edhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë me këta persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat