Getat e grisura, trendi më i ri i Guccit, zhgënjehen fansat

Life style

Getat e grisura, trendi më i ri i Guccit, zhgënjehen fansat

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:49
Foto Ilustrim

Marka e famshme Gucci është kritikuar për shitjen e disa getave të grisura që, sipas komenteve online, “duken sikur janë shqepur nga një mace”. Madje këto geta, shiten për as më pak dhe as më shumë se 190 dollarë, ose thënë ndryshe rreth 200 mijë lekë të vjetra.

Kaq u desh që përdoruesit e mediave sociale ta masakronin markën italiane dhe ndër kritikët ishte edhe llogaria e Instagramit Diet Prada, që është një vëzhguese e madhe e industrisë së modës.

 “Kush paguan 190 dollarë për këto geta të shqyera Gucci? Jeni mirë?! #TëshqepuranëItali”, -shkruhej në llogarinë e famshme me rreth 2 milionë e gjysmë ndjekës.

Postimi i Diet Prada mori qindra komente dhe disa thoshin me shaka se do t’i shisnin getat e tyre të vjetra me të njëjtin çmim.

Getat e Gucci-t, që u bënë menjëherë të famshme, erdhën vetëm disa javë pasi marka e njohur Ralph Lauren shkaktoi reagime duke reklamuar një palë kominoshe, që dukeshin sikur ishin të mbuluara me njolla bojrash, për 620 paundë.

Përtej çmimit absurd të getave, të paktën Gucci nxori më në fund në shitje një artikull që e kemi të gjithë. Më thoni sa palë geta të grisura keni në dollap? Tani mendoni me çfarë do t’i vishni sepse duket se janë në modë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat