6 mënyra pët të reduktuar stresin

Life style

6 mënyra pët të reduktuar stresin

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Hani pak dhe shpesh

Doktoresha Marilyn Glenville sygjeron se një nga mënyrat më të mira për të reduktuar stresin është balancimi i sheqerit në gjak. Ndryshimi i nivelit të sheqerit që ndodh gjatë ditës, kur kaloni periudha të gjata pa ngënë ushqim, stimulon hormonet e stresit. Prandja ajo këshillon që të merrni me vete racione të vogla ushqimesh çdo 3 orë, racione që përmbajnë proteina. Racioni mund të jetë një vezë e zier, 10 – 12 bajame ose fruta të ndryshme.

Qeshni me të madhe

Të qëshësh është një  mënyrat më të mira për të mbajtur larg stresin. Studimet tregojnë se e qeshura furnizon trurin me energji, redukton hormonet e stresit, përmirëson imunitetin dhe zvogëlon dhimbjen.E qeshura shkkaton gjithashtu çlirimin e endrofinës, neurotransmetuesit që na bën të ndihemi mirë dhe na relakson.

Gjëja më e rëndësishme është të koordinosh aktivitet fizike

Sipas doktoreshës e rëndëshime është që të ketë një koordinim të mirë mes aktiviteteve fizike qe njeriu zhvillon. Ajo rekomandon se nuk është mirë të bësh ushtrime apo vrap, përpara gjumit sepse kjo do të rrisë adrenalinën, ritmin e zemrës dhe të frymëmarrjes dhe është e vështirë të flini gjumë.Studimet e shumëta kanë dalë në konkluzionin se gjëja më e mirë është që aktivitet si ushtrimet fizike dhe vrapi të kryehen në mëngjes, ndërsa në darkë rekomandohet aktivitet më të lehta, si përshembull një shëtitje. Glenville sygjeron se nëse gjendja e stresit është bërë kronike atëherë aktiviteti fizik është i domosdoshëm.

Vezë për mëngjes

Vezët janë një burim i mirë serotinin, një  hormon që ju bën të ndiheni mirë. Trupi e prodhon serotonin  kur furnizohet me ushqime si peshku, bananja, bajamet .Një mnëyrë  e mirë për të nisur ditën është të kosumoni një tost me vezë , ose produkte të tjera që prodhojnë këtë hormon.

Bëni pushim

Nëse mund të ndaloni vetëm për pak minuta, gjnei një vend të qetë, mbyllni derën, fikni telefonin dhe merrni frymë thellë. Ndërkohë që merrni frymë, mundohuni të ç’ tensiononi çdo pjesë të trupit tuaj, në mënyrë që të relaksoheni.

Kafeina merret në froma të ndryshme

Kafeina është një stimulant që  e motivon trupin tuaj të çlirojë hormonet e stresit duke ju bërë të ndiheni më i stresuar dhe duke shtuar gjendjen e ankthit.Megjithëse kafeina është një lloj droge e lehtë, nuk rekomandohet që ju ta ndërprisni atë menjëherë sepse mund t’ju shfaqen dhimbje koke, të përziera, lodhje dhe depresion.

Prandaj e mira është ta ndërprisni gradualisht.Duket të keni kujdes sepse substancë të ngjashme me kafeinën që ju bën të ndiheni nervozë  gjendjen edhe tek çokollata e zezë, coca – cola, dhe çaji i zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat