Nuk e keni pasur puthjen e parë? Ja si të përgatiteni për momentin magjik!

Life style

Nuk e keni pasur puthjen e parë? Ja si të përgatiteni për momentin magjik!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Se pari, mos ndjeni presion…

Shumë femra kalojnë me ditë e muaj të tërë gjatë jetës së tyre duke fantazuar se si do të jetë puthja e parë, shkruan “TeenVogue”.

Ndjenjat tuaja mund të jenë të kompiluara – mund të ndjeni stres, presion, frikë, turp etj, por nuk keni se pse, transmeton lajmi.net.

Puthja e parë është një moment që do ta kujtoni për shumicën e jetës tuaj, edhe pse një ditë nuk do të ketë peshën e njëjtë si në atë moment.

Por përsëri, nuk keni se pse ta kujtoni si një moment skandaloz!

Kur jeni e re, përvojat seksuale janë të rastësishme dhe shpesh të paplanifikuara. Ato nuk shkojnë thuajse kurrë në mënyrën se si ne e kemi menduar.

Ju nuk duhet të mendoni se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni. Përqendrohuni vetëm në atë që doni të bëni. Mbajeni në mendje gjithmonë se nuk keni nevojë të ndiheni e turpëruar nga ajo përvojë që keni pasur.

Puthja e parë është një veprim, nuk e përcakton vlerën tuaj. Rreth 14% e personave nuk e kanë puthjen e parë para moshës 20 vjeçare. Dhe kjo është shumë normale, transmeton lajmi.net.

Nuk keni nevojë të gënjeni të tjerët se ju e keni pasur puthjen e parë, sepse kjo veçse do iu bëjë të ndiheni të turpëruar nga vetja.

Nëse e keni puthjen e parë, së pari, urime! Kjo është shumë emocionuese!  Mendojeni si një eksperiencë pozitive. Nuk keni nevojë të mendoni se a do të shkoj mirë apo keq.

Mos e shtyni veten nëse nuk jeni e gatshme. Nuk ka rëndësi se çfarë moshe keni, ju duhet të keni puthjen e parë atëherë kur ju jeni e gatshme dhe rehat.

Nuk keni nevojë të shpjegoni partnerit tuaj se a keni përvojë apo jo. Ajo është temë personale e juaja dhe nuk keni pse të arsyetoheni para dikujt.

Është e kuptueshme nëse ndjeni paksa turp, por mos e lejoni atë të iu mund ndjenjat pozitive.

Askush nuk lind si një profesionist në puthje, mos keni frikë nëse nuk e keni idenë më të vogël se si të puthni.

Të përgatiteni për puthjen e parë është paksa e vështirë sepse nuk e dini kurrë saktë se si do të ndodhë. Por çfarë mund të bëni është të shijoni misterin, sepse edhe ajo ka bukurinë e vet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat