Kjo është arsyeja pse gratë ankohen më shumë se burrat

Life style

Kjo është arsyeja pse gratë ankohen më shumë se burrat

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Studimet thonë se gratë janë më të prirura për t’u ankuar se burrat. Edhe ky ndoshta nuk është akoma një mit urban.

Shkencëtarët konfirmojnë se gratë ankohen më shumë, veçanërisht në mëngjes dhe ekziston një arsye specifike pse e bëjnë atë.

Sipas një studimi të mëparshëm, gratë që nuk bënin gjumë të mjaftueshëm ishin më agresive dhe kishin më shumë nerva sesa burrat që flinin në të njëjtën kohë.

Studiuesit pretendojnë se gratë janë më të ndjeshme ndaj privimit të gjumit, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Kjo pasi atyre u duhet më shumë gjumë që sistemi i tyre hormonal të funksionojë si duhet.

Në të njëjtën kohë, studimi tregoi se gratë që nuk flenë mjaftueshëm për një kohë të gjatë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës, depresion dhe sëmundje të tjera mendore, në krahasim me burrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat