Pse infektohemi kur mbajmë maskë?

Life style

Pse infektohemi kur mbajmë maskë?

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Lufta me Covid-19 është e ashpër, dhe një nga masat është edhe mbajtja e maskës, por nëse nuk mbahet siç duhet, gjasat janë që rreziku i infeksionit me koronavirus të jetë aty. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se nga vëzhgimet e kryera shumë qytetarë nuk e mbajnë korrekt maskën.

“Shumica dërmuese nuk e mbajnë si duhet, e mbajnë poshtë hundës, kur futen në një mjedis e ulin poshtë mjekrës, kjo nuk duhet kurrsesi. Dhe pse mbajnë maskë, ajo duhet shoqëruar me higjienë dhe distance për të qenë efektive”, thotë Jonida Haxhiu, specialiste në ISHP.

Kur një maskë konsiderohet se është mbajtur korrekt dhe na siguron mbrojtje maksimale? “Kur mbulon hundën dhe mjekrën totalisht, para se të vihet duart të dezinfektohen, pasi hiqet duar dezinfektohen serish. Maska preket vetëm anash nëse na duhet ta ulim apo ta heqim, maskat njëpërdorimshme hidhen menjëherë në kosh”, shton ajo.

Specialistet e Shëndetit Publik thonë se maskat më të përdorshme aktualisht janë ato prej tekstili, të cilat nuk duhet të përdoren me shume se 4 orë, dhe në rastet kur maska laget nga spërklat duhet hequr dhe vendosur një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat