“Një jetë në shërbim të kombit, Kujtime mërgimi”

Libra

“Një jetë në shërbim të kombit, Kujtime mërgimi”

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 16:16
Kopertina e librit dhe 3 foto te marra nga libri:Mbreti shqiptar Amet Zogu me Mbretin e Egjiptit Faruk (me origjine shqiptare)

Autori Skënder Zogu, sot është 85 vjeçar dhe  ka mbaruar fakultetin e Kimisë tekstile 1959  në Angli, ku morri titullin inxhinier Huddersfild College of Technology, Laboratori i kimise tekstile. specializimi per ngjyra tekstili. Ai  i flet  shume gjuhe te huaja:anglisht, gjermanisht, turqisht, frengjisht etj. Skënderi  i martuar me zonjën Zhakline Zogu me mbiemrin e vajzerise Cosme (1932-2001). Nga kjo martese ata e kane nje vajzë Virginie e lindur 1963 dhe e martuar me z. Raphael De Urresti (1959). 
Skenderi  punoi ne Angli pak vite e me shume ne France ku ishte zevendes drejtor i departamentit Stampime te tekstileve.  Gjysmen e vitit e kalonte jashte France ne shtete te ndryshme duke perfaqesuar ndermarrjen e vet me mbi 3000 punetore. 

Libri është shkruar në gjuhën frenge dhe i përkthyer në gjuhën shqipe nga Xhimi Lazri.Libri i ka 412 faqe dhe shumë fotografi në te si dëshmi e kohës së Mbretit Zog dhe familjes mbretërore sa ishin në Shqipëri dhe pastaj në mërgim prej vitit 1939 deri sot.

Parathënjien e librit e ka shkruar studiuesi francez Dr.Patrice Najbor,( autor i 5 vëllimeve  " Historia e Shqiperise dhe e Shtepise  Mbreterore 1443-2007), i cili thotë:" Kujtimet e Skender Zogut, janë një kontribut i vërtetë për të kuptuar më mirë një pjesë të historisë së trazuar, tronditëse e të pavlerësuar sa duhet të Vendit të Shqiponjave dhe të familjes mbretërore të tij."

Image
Mbreti Faruk dhe Mbreti Zogu

Familja e Mbretit Amet Zogu (1895-1961)

Skënder Zogu ka lindur në Davos të Zvicrës në vitin 1933, për shkak të një sëmundje të rëndë të nënës së tij Faika Minxhaliut (1897-1935)nga Delvina, e cila ishte gruaja e tretë e babait  të tij Xhelal bej Zogu,(1881-1944),i cili ishte vëllai i madh i Mbretit të Shqiptarëve Amet Zogu. faqe 23 e librit. Pastaj jepet pasqyra e familjes babai i Amet Zogut  ishte Xhemal pasha Zogu (1860-1911), nëna e Mbretit, zonja Sadije Toptani (1896-1934). Motrat e Mbretit ishin : Adile (1894-1966, Nafije 1896-1948), Sanije 1903-1969, Myzejen 1905-1969), Ruhije 1906-1948), Maxhide (1907-1970).

Martesa e Mbretit Zog, 28 prill 1937 me konteshën Geraldinë Aponi de Nagi-Aponi, e cila i përket një prej familjeve më të shquara të aristokracisë së lartë hungareze. Gjyshi i saj, konti Lajos, kishte qenë Këshilltarë i parë dhe Mareshali i madh i perandorit të Austro-Hungarisë, Franz-Jozefit. Gjyshja .Mbretresha Geralida nënen e kishte amerikane.
Mbreti Zogu pasi u largua nga Shqiperia, doli ne Greqi e pastaj në Turqi ku u prit nga kryetari i Turqise Gjenerali Ismet Pasha Ineni. me 17 qershor 1939. Qendrimi në Turqi u shkurtua sepse Turqia ku jetonin me mijëra shqiptarë, ruante njëfarë neutraliteti në konfliktin botëror. Presidenti Ineni i cili e priti me nderime Mbretin Zogu dhe mbretreshën Geraldinë, u ofroi mikëpritje duke u thënë "se ishin të mirëseardhur dhe se në Turqi mund të ndiheshin si në shtëpinë e tyre." Megjithatë për arsye diplomatike Turqia i sugjeroi Mbretit Zog të mos ndërmerrte veprimtari politike dhe të mos mobilizonte shqiptarët per të çliruar vendin nga pushtimi fashist italian. Këtë mbreti Amet Zogu, nuk mund ta pranonte, pasi kishte zgjedhur mërgimin pikërisht për të luftuar kundër pushtuesit.

Përpara se largohej Mbreti Zog dhe suita e tij nga Turqia,ai u pershendet me vellain e tij te madh Xhelalin (babai i Skënderit)i cili deshi te qendroj ne Turqi me familje, ku kishte të aferm të tjerë te familjes dhe kusherinj nga ana e gjeneral Zia Pasha Zogut, vellait te babait te tij Xhemal Pasha Zogut. Ai kishte ne Turqi  edhe shoke e kolege nga periudha e Universitetit te Drejtesise te Darissafaka-se ku kishte diplomuar. 

Image
Rezistenca shqiptare kunder italise fashiste

Në faqen 47 Skënder Zogu tregon per fjalët e nënës së tij që i kishte thënë "për punën e Mbretit Zogu ne Shqipëri:"i kishte realizuar për pak kohë: e drejta e votës për gratë, shteti laik, arsimi për të gjithë, bursa të studimit per profesionet mjekësore, administrative, ushtarake dhe sociale, fillimet e reformës agrare etj. Me një fjalë Zogu ishte themeluesi i shtetit modern shqiptar, gjë qe pas 60 viteve po e pranojnë qeverite postkomuniste ." 

Në faqen 56 tregon se mësuesi Dilaver Berberi nga Kruja, njeri i ngritur poliglot, shoqërues i Abas Kupit. Ka jetuar ne Kajro. Gjatë verës Mesuesi Dilaveri vinte ne Aleksandri dhe e kishim profesor të gjuhës shqipe. "

Në Kajro imami shqiptar Hysen Latifi ( me origjinë nga fshati Perlepnice e Gjilanit, i cili me familje pastaj ka jetuar dhe vdekur ne Bruksel ku edhe sot e ka familjen, nenvizimi im F.SH.)imami  Hysen Latifi i sherbente komuniteti shqiptar ne Kajro per martesa e raste tjera.

Klubi i futbollit Gallatasarj u themelua nga Ali Sami Yen-i ( 1886-1951). Emri i tij i lindjes ishte Ali Sami Frashëri, i biri i Sami Frashërit, njeri prej shkrimtarëve dhe filozofëve më të mëdhenj shqiptarë. Pas ndryshimit të emrit me detyrim ligjor më 1934, ai morri emrin " Yen", që në turqisht fjalë për fjalë dmth. " të fitosh". Student në shkollën me emër të Gallatasarjit, në vitin 1905 ai bashkë me disa shokë krijuan një klub futbolli. Qëllimi i deklaruar ishte të luajmë kundër britanikëve, të kemi ngjyrat tona, emrin tonë dhe të mundim të gjitha ekipet jo turke". Perveç se themelues i këtij klubi, të cilin e drejtoi me vite të tëra dhe që u bë një prej më popullorëve në Turqi, ai trajnoi gjithashtu ekipin kombëtar të Turqisë dhe luajti një rol tepër të rëndesishem per zhvillimin e atletikes, basketbollit, volejbollit ne Turqi. Stadiumi Ali Sami Yen ( ndërtuar ne vitin 1964) e mban emrin e tij në shenjë nderimi. Nderroi jete ne vitin 1961.(faqe75 e librit..

Në vitin 1955 Mbreti Zogu familja dhe rrethi i tij u larguan nga Egjipti pas 11 viteve qëndrimi. Me pare ata kishin kaluar neper Greqi,Turqi, Rumani, Poloni, shtete baltike, France dhe ne Angli vendosen prej 1940- 1944), ku qendronin shume burra shtetesh ne ekzil:nga Franca De Golli, qeveria belge. etj...faqe 97.) Pas Egjiptit familja Mbreterore shkoi në Francë ku edhe vdiq mbreti Amet Zogu ne vitin 1961. per çka shkruan gazeta franceze "L'aurore" ne faqen e pare te saj  më 1. prill 1961. Mbreti Amet Zogu e la trashegimtarin e vet Mbretin Leka -I- lindur 1939 i cili u martua me zonjen  Susan Cullen-Ward nga Australia e lindur 1941.Ata u martuan me 10 tetor 1975 ne Madrid. Ata e lane nje djale trashegimtarin e vet Leka II i cili u martua ne Tiranë me princeshen Elia  Zaharia Zogu. Në faqen 376 shkruan:" Martesa e Princit Leka II me Elia Zaharian, 8 tetor 2016 në Tiranë ishte përrallore dhe e perjetuam me emocion të madh. Kurrë, qoftë edhe ne ëndërr, disa vite më parë nuk do ta kishim menduar se do te mund t'i ofronim botës nji imazh te mire te familjes mbreterore shqiptare dhe permes sajj te gjithe Shqiperise. Kjo martese lidhi ne menyre te veçantê tërësine e Gotas se aristokracise, veçanrisht mbretëresha Sofia e Spanjes,princesha e Marokut,Luksemburgut,Lihtenshtajnit etj.

Në faqen 164 thuhet se vëllai i Nënë Terezes Lazer Bojaxhiu kishte qenë  kapiten i Mbretit Amet Zogu, citohet gazeta Standart 29.8.2009.

Keshillat e Mbretit Leka Zogu -I-per kusherinin e vet Skënderin:

"Ai më këshillonte të bëja kujdes gjithemone, të masja fjalët kur kisha të bëja me ndonjë bashkëpatriot. Donte të më thonte që ndjeshmëria e disave mund të krijonte armiqësi të kota. Këtë ma thoshte mua sepse une duke qene i rritur ne mërgim, me dukej krejt normale  qe ndonjehere te sillesha si perendimor, duke harruar mënyrat tona. Per mua sigurisht besnikeria ishte e rëndësishme, por me kishin mesuar që çiltërsia është një cilësi tejet e nevojshme. Me kohë e kuptova se ndonje here me kapte vrulli dhe me mungonte diplomacia...Grindjet personale me bezdisin tek shqiptaret thote Skender Zogu ne faqen 206. Per fat të keq bashkekzistenca paqësore nuk bënë pjesë në karakterin tonë dhe akoma sot kjo vihet re, edhe ne Shqiperi edhe ne Kosove."

Në faqen 246:" autori Skender Zogu ,citon  agjencine e njohur te lajmeve AFP lidhur me Kosoven, kur ministri turk i mbrojtjes Nevzat Ajazi duke vizituar Tiranen,më  18.11.1992 deklaroi qe "Shqipëria mund të mbështetet te Turqia ne rast se konflikti Jugosllav do të shtrihet ne Kosove dhe Maqedoni".

Në faqen 289 autori citon kryetaren e Parlamentit shqiptar( 2005-2013) Jozefina Topalli,çoba e cila e kishte cilësuar  Ahmet Zogun si " Ataturkun e Shqiperise".

Në faqen 284 autori Skënder Zogu citon Agjencine e lajmeve Rojters dhe BBC-ne, 30 qershor 1997, te cilat flisnin per nje rezultat me rreth 54% në favor të rivendosjes se monarkise ne Shqiperi gjate referendumit." Ai poashtu citon ATSH 30.6.1997, Monarkia fitoi.".por ne fund thote autori erdhi zhgënjimi dhe referendumi u manipulua.Me 14 korrik Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njoftoi rezultatet perfundimtare: 66,74% në favor të republikës.

Kthimi perfundimtar i familjes mbreterore ne Shqiperi behet realitet. Gëzime dhe dhimbje 2002-2011.

Ne faqen 319, " më ne fund Partia Socialiste, me 07 maj 2003 i dha mbështjetjen projektligjit ne lidhje me statusin e familjes mbreterore ne Shqiperi, i cili konkretisht parashikonte qe te gjithë anetarët tê gêzonin imunitet diplomatik, te ngjashem me ate te deputeteve dhe qe statusi protokollar i familjes mbreterore te perfshihej ne protokollin e shtetit. Edhe PS ishte shprehur ne favor të kthimit te eshtrave te Mbretit Zogu ne Shqiperi me nderime nga ana e autoriteteve.Deputetet socialiste gjithashtu i akorduan familjes mbreterore shqiptare te drejten e mbajtjes se armëve. Se fundi u ra dakord qe kthimi i pronave te perfshihej ne kuadrin e ligjit te pergjithshem mbi ish pronarët, i cili duhej te votohej. Statusi i familjes mbreterore u votua nga parlamenti ne seancë plenare me 73 vota pro, 3 kundër dhe 6 abstenime. faqe 319e librit.

Autori ne faqen 350 citon gazeten Bota Sot e cila shkruan se si ne Bruksel, Sulejman Gjanaj Kryetar i Partise Legalitetit ne Shqipëri  bashke me studiuesin francez Patrice Najbor organizuan dhe mbajtën ne Muzeun e Hebrenjeve ne Bruksel "Konferencen mbi shpetimin e hebrenjeve ne Shqiperi,  nga shqiptaret dhe shteti shqiptar i kryesuar nga Mbreti Amet Zogu.shih Bota Sot 16.09.2011.

Image
Martesa e Princit Leka II

Ndjenja e detyres se kryer.

Dhe në fund fare shtrohet pyetja a mundet diplomacia shqiptare edhe ajo e Kosoves të perfitoje nga familja mbreterore shqiptare qe ne kontaktet me shtetet qe e kane rregullim te vetin shteteror monarkine te kemi afri me te madhe. Spanja, Maroku,Jordania, Luksemburgu,Britania e Madhe, etj . Këto shtete kane patur dhe kane mbajtur relacione te mira me trasheguesit e Mbretit Amet Zogu. Ky i fundit  edhe pse e kishte rival politik dhe kritikë të ashper Faik Konicen ai e la ambasador te Shqiperise në SHBA..Ne kujtimet e veta mbreteresha Xheraldina tregon se si kur kthehen në Tiranë nga vizita ne SHBA, dy motrat e Zogut, i thonê Mbretit   Amet Zogut:" Lartemadheri po qysh e le ambasador te Shqiperise ate njeri ( Faik Konicen), po ai fliste shume keq per ty gjithandej. Mbreti Zogu i pyeti po për Shqiperine si fliste? Motrat e veta i thane Jo per Shqiperine fliste mirë. Amet Zogu u tha "po ai njeri më duhet ne Amerike." Sot  nuk mund te gjendet nje ambasador i akredituar me nje shtet te rendesishem  nga Kosova apo Shqiperia, që  te mos jete ne funksion te plote te asaj partie qe e ka derguar.  Andaj edhe kemi diplomate te dobet neper bote të emeruar pa kritere profesionale, morale dhe patriotike . 

Libri i Skënder Zogu  Një jete ne sherbim të kombit. Kujtime mërgimi ka mjafte referenca gazeta dhe burime te huaja qe historianet do t'i shfrytezojne dhe  japin vendin e merituar ketyre kujtimeve nga mergimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat