Romani “Psycho” në krye të listës së pesë librave më të shitur

Libra

Romani “Psycho” në krye të listës së pesë librave më të shitur

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 16:54
Romani “Psycho”

Romani "Psycho" i Ilir Muharremi është rikthyer në krye të listës së pesë librave më të shituar gjatë javës së kaluar në kryeqytet. Që nga koha kur doli nga shtypi, romani "Psycho" u shqua për veçantitë e tij dhe temën e trajtuar, që në fakt i ka munguar letërsisë artistike shqipe. I vlerësuar nga kritika si një libër që të bën mirë ta lexosh, ngërthen në vete zhanrin hororr, triler, etj., ky roman vazhdon të bëjë bujë nëpër Kosovë.

E, ajo që e bën më të kërkuar këtë roman, përveç titullit provokativ, është edhe ngjarja, e cila fokusohet më shumë në seks, vrasje, ferr, tortura, dashuri dhe të gjitha duken si të natyrshme. Element i veçantë, sipas studiuesve dhe kritikëve, është figura e femrës, e paraqitur në këtë roman, që siç thonë ata, personazhi kryesor i romanit llafos shumë për femra e gra të martuara apo të pamartuara.

"Kjo fare nuk i bën përshtypje. Lidhjet i bën aty për aty, kurse lojën e dashurisë e ka për qejfi pa e zgjedhur kohën as vendin. Aventurist i llojit të vet. Skeptik për lidhje të gjata miqësore. Vizitor i rregullt i shtëpive publike dhe i prostitutave. Egoist dhe egocentrik me tepri. Shpeshherë luan rolin e sadistit", pohohet ndër të tjera për romanin më të shitur gjatë javës që shkoi nga kritikët dhe studiuesit tanë. 

(Isa Vatovci)

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat