Në Shkodër, u promovua fjalori enciklopedik i Enver Ulqinit - Bota Sot
Në Shkodër, u promovua fjalori enciklopedik i Enver Ulqinit

Libra

E diel, 19 gusht 2018

Në Shkodër, u promovua fjalori enciklopedik i Enver Ulqinit

Prof. Dr. Lush SUSAJ Nga Prof. Dr. Lush SUSAJ Më 17 korrik 2018 Në ora: 17:29
Kopertina

Në mesin e Qershorit 2018, Shtëpia Botuese “TOENA”, nxorri në qarkullim librin me titull “Fjalor Enciklopedik i Vreshtit dhe Verës”, me autor enologun më të mirë e më të vjetër të Shqipërisë, doktorrin e shkencave Enver Ulqini. Libri me ISBN: 978-9928-235-82-4, ka 814 faqe në të cilat shkelqen përvoja, intelekti, njerëzillëku, kontributi dhe përgatitja e lartë shkëncore e Dr. Enver Ulqinit. Ky libër unik për nga objekti, përmbajtja dhe profesionalizmi me të cilin është përgatitur, përmban eksperiencën 50 vjeçare të Dr Enver Ulqinit në fushën e prodhimit të verës, në terminologjinë shkëncore të filierës së rrushit dhe në trajtimin shkencor të verës si një produkt me vlera të mëdha për shëndetin, për cilësinë e jetesës dhe zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit. Enciklopedia e Enver Ulqinit është edhe një bashkëbisedues dhe bashkëudhëtar i shkelqyer për të gjithë specialistët dhe studjuesit e vreshtarisë dhe enologjisë, është konsultues shumë i mirë për agronomët, fermeret, prodhuesit e verës, studentët, etj.

Prpmovimi i Enciklopedisë u zhvillue në sallën e katit të dytë të “Hotel Rozafa”, ku u ndoq me një interes dhe pjesmarrje shumë të lartë të mediave lokale dhe të specialistëve të vreshtarisë dhe enologjisë, të pronarëve të vreshtave dhe të kantinave të verës të ardhur nga Shkodra, nga Malësia e Madhe, nga Puka, nga Lezha, nga Miloti dhe nga Mirdita. Pati një vëmendje të merituar dhe një interes të jashtëzakonshëm nga ana e shkrimtarëve, profesorëve, investitorëve dhe studjuesve të fushave të ndryshme të Shkodres, kryeqëndres së Veriut të vendit.

Në këtë promovim të mbushur me emocion, me dashamirësi, me vlerësim dhe me respekt të thellë për Shkodren dhe shkencëtarët e sajë të spikatur, shkelqej edhe pjesmarrja dhe urimet e themeluesit të shtëpisë botuese “TOENA”, deputetit të nderuar Fatmir Toçi.  

Enver Ulqini ka lindur në Shkodër në vitin 1944. Në vitin 1966, ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën “Kimi Industriale”. Enver Ulqini njihet edhe si teknologu më i mirë dhe më i dashur i Kantinës së Verës në Milot, ku ka punuar gjatë viteve 1966-1969. Gjatë kësaj periudhe, krahas krijimit të laboratorit enologjik dhe rritjes së cilësinë e verës dhe pijeve alkolike të Kantinës së Milotit, pati arritur që të krijojë dhe të kualifikojë mjeshtrat dhe enologët e parë të kantinës. Në Milot dhe në Kurbin, njihet dhe kujtohet si njeriu që krijojë një përvojë, cilësi dhe traditë të shkelqyer të prodhimit të verës, përvojë, traditë dhe cilësi që është ruajtur deri në ditët e sotme.

Pas ngritjes dhe stabilizimit të prodhimit në Kantinën e Milotit, në vitin 1969 është transferuar në byronë teknologjike të Kantinës së Shkodres, e njohur si kantina më e vjetër dhe më e madhe e kohes në Shqipëri. Në këtë rrugë ka kryer qindra studime shkencore aplikative. Me mendjen, me punën dhe me modestinë e rrallë të tijë, si askush tjetër, i ka dhënë jetë teknologjive të reja përpunuese, ju ka dhënë vlerë dhe famë të madhe markave të verës shqiptare Brenda dhe jashtë vendit, i ka dhënë Shkodres dhe gjithë Shqipërisë mundësi të mëdha punësimi, shëndetësimi, kulturimi, si dhe miljarda dollar të ardhura nga rritja e eksporteve të verës dhe pijeve alkolike të njohura si “Madein Albania”.

Në vitin 1984, pas më shumë se 18 vitesh me eksperimente, implementime dhe aplikime të përvojave dhe të teknologjive bashkëkohore, ka mbrojtur disertacionin (Doktoraturën), duke patur për objekt studimi vënën e kultivarit autokton “Kallmet”, në vatren shekullore të krijimit dhe të kultivimit të tijë, në rrethin e Shkodres. Aktiviteti dhe  kontributi shkëncor, shoqëror dhe qytetarë i Dr Enver Ulqinit është shumë i gjërë. Falë përvojës së tijë të gjatë (1966-2018) në fushën e enologjisë, falë përpjekjeve dhe studimeve të tijë të vazhdueshme, falë dashurisë së tijë për Shkodren dhe gjithë Shqipërinë, kemi sot një vepër të tijë, për të cilën mendoj se është unike për nga përmbajtja dhe nga vlerat e përdorimit të sajë nga ana e studjuesve, specialistëve, akademikëve, prodhuesve dhe përdoruesve të shumtë të verës dhe të pijeve alkolike.

Përveç kësaj anë shumë të gjërë e të dukshme, diskutantë të shumtë në këtë promovim, theksuan edhe disa fakte të tjera që lidhen me anën sociale e shoqërore për të cilat ka shumë nevojë shoqëria, arsimi, kultura dhe shkenca shqiptare. Në këtë promovim, njëri nga diskutantët, vuri theksin në rendësinë e shëmbullit të gjallë të Enver Ulqinit duke e konsideruar atë si një trojnik, që edhe pse kishte para dhe mundësi sa me ble një shpi në Tiranë, edhe pas vitit 1990, qëndroj në qytetin e tijë të lindjes, duke punuar për bashkëqytetarët dhe për vendin e tijë dhe duke mbajtur gjallë arritjet më të mira në punësimin dhe në teknologjinë e prodhimit të rrushit dhe të verës në Shkodër dhe më gjërë. Më tej, Ramadan Lika, pronari i vreshtave dhe i Kantinës “Miqësia” në  Malësinë e Madhe, e njohur si kantina më e madhe dhe më moderne në vend, përveç falenderimit dhe mirënjohjes së thellë, tha: “në vitin 2004, kantinën time “Miqësia” në Koplik, pas vitit 2004 e ndertoj, e drejtoj dhe e rriti mendja dhe puna e palodhur e Dr Enver Ulqinit”. Në këtë mënyrë, Enver Ulqini do të mbahet mend gjatë si njeriu që në vitet 1966-1990, e ringjalli dhe e ringriti nga pluhuri dhe nga hiri i shkatërrimit të gjatë otoman teknologjinë dhe traditën e mirë të vreshtarisë dhe të prodhimit të verës në Shkodër dhe më gjërë. Ndërsa pas viteve 1990-1994, kur në Shqipëri janë shkatërruar rreth 80% e sipërfaqës me vreshta dhe mbi 90 % e kantinave dhe impjanteve të prodhimit të pijeve alkolike, si dhe janë larguar në emigracion specialistët dhe enologët më të mirë, për fatin e mirë të Shkodres dhe të gjithë Shqipërisë, qëndroj këtu trojniku dhe enologu i parë, më i mire, më jetëgjatë, më produktiv e më i palodhur i vendit. Në këtë mënyrë, fati e deshi që, Dr. Enver Ulqini të ishte përseri përsonazhi historik dhe më i rendësishëm i kohës që ringriti edhe njëherë nga germadhat e vetëshkatërrimit teknologjinë dhe kantinat më të mira të prodhimit të verës në Shkodër e më gjërë. Ky është fati dhe rroli i një individi dhe qytetari me punë dhe modesti të rrallë, për të cilin njëri nga pjesmarrësit (historian) në promovimin e enciklopedisë u shpreh me fjalët se: “Enver Ulqini dhe familja e tijë janë historia dhe AND-ja e qytetit të Shkodres, të mirat e tyne për Shkodren dhe Shqipërinë nuk kanë të mbaruar, këta nuk janë marrë me politikë as pallavra, këta janë njerëz të punëve të mira”. Në këtë atmosferë njohje dhe vlerësimi për vepren unikale të Dr Enver Ulqinit, nuk munguan as fjalët dhe as falënderimet e përzemërta për bashkëpuntorët dhe reçsentët profesionistë të fjalorit enciklopedik të vreshtit dhe verës, është fjala për profesorët e nderuar Petraq Sotiri dhe Renata Kongoli. Nuk mungoj as pjesmarrja, përshëndetja dhe vlerësimi maksimal nga ana e përfaqësuesve të Shtepis Botuese Toena, të cilët kanë bërë një punë shumë cilësore me lidhjen, me redaktimin, me kopertinën dhe me faqosjen e librit.

Në fund të diskutimeve, pjesmarrësit vazhduan bashkëbisedimin e tyre duke shijuar verën e kantinës “Miqësia” dhe duke shfletuar librat e dhuruara e të nënshkruara nga autori.

Ndërsa në Biliotekën Kombëtare, në Bibliotekën e Universitetit Bujqësor dhe në bibliotekat e shumë prej specialistëve dhe studjuesve të fushës së vreshtarisë dhe enologjisë, që prej disa ditësh, krahas librave më të arrira, gjëndet edhe fjalori enciklopedik i vreshtit dhe verës, një veper voluminoze e konceptuar, e mbledhur dhe e punuar me shumë kujdes nga Dr. Enver Ulqini. Koha do ta kujtojë Enver Ulqinin si njeriun me shpirt e me dije të madhe, si njeriun që lindi dhe qëndroj gjatë gjithë jetës në qytetin e tijë të Shkodres. Ndërsa shkenca dhe brezat e enologjisë shqiptare do ta kujtojnë si inxhinierin enolog që punoj dhe jetoj në dy mijëvjeçarë e që ringriti dy herë traditën e enologjisë në Shkodër. Herën e parë e ringriti në vitet 1966-1990 të mijëvjeçarit të dytë, dhe herën e dytë në vitet 2003-2018 të mijëvjeçarit të tretë. Për më tepër, kam bindjen që elitat dhe qytetarët e Shkodres, do ta kujtojnë Enver Ulqinin ashtu siq e cilësuan sotë si: “kontributi, qytetaria, identiteti dhe ADN-ja më e mirë e Shkodres, si njeriu i punës dhe fjalës së mirë”. Kjo tregon edhe njëherë se njerëzit e punëve të mira, dinë ta ndertojnë dhe jetojnë jetën, dijen dhe karrierën e tyre kudo që të jetojnë dhe punojnë. Ndërsa vulën e njomë dhe më jetëgjatë të kujtesës, të respektit, të pavdekësisë dhe të historisë, njeriu e ka të fiksuar e të ruajtur në sjelljen dhe në veprat e dobishme të tijë dhe më mirë se askund tjetër në vendlindjen e tijë.  

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test