“Psycho” parlamentin e sheh si vend kanibalësh - Bota Sot
“Psycho” parlamentin e sheh si vend kanibalësh

Libra

E enjte, 20 shtator 2018

“Psycho” parlamentin e sheh si vend kanibalësh

Nga: Ilir Muharremi Më: 17 korrik 2018 Në ora: 15:30
Kopertina

Në romanin “Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi përveç që preken tema për psikopatinë, personazhi kryesor flet edhe për gjendjen aktuale në parlament. Aty e përshkruan hapësirën si vend kanibalësh. Të varfërit janë skellevër për të pasurit dhe të pasurit u pasuruan mbi supet e të varfërve.

Në vazhdim po ju sjellim një fragment:

“Vend kanibalësh është. Të varfrit janë skllevër, kurse pushtetarët tregtarë skllevërish. Në tabelë shkruajnë: “Punët po na ecin si mos më mirë, merremi më tregti të varfërve-skllevërve, e shesim mishin e tyre”. Publikisht i tillë është zanati i tyre, ndonëse ty nuk të radhitë të plotë në këtë zanat zotëri. E keqja që jam shumë i drejtë. Për Skllavëri të gjithë ata dalin publikisht kundër. Kulmi i së keqes është se ata po mburren me këtë. Nuk mund të ekzistojë diçka pa sundimtarin edhe pa të nënshtruarin. Shpesh në gazeta e lexojë sloganin se : Çdo njeri ka nevojë për skllevër, njëlloj si për ajrin dhe lirinë. Gjithkund  në botë njerëzit dëshirojnë të sundojnë dhe të urdhërojnë. Më vjen mirë që e thatë këtë zotëri. Lidhet ngushtë me organet e frymëmarrjes, edhe skllevërit edhe ata më të brishtë marrin frymë. Dikush nxehet në bashkëshorten, e sundon, ose e kundërta bashkëshortja merr pushtetin. Disa të tjerë përpiqen t’i sundojnë librat. Edhe unë në ring kundërshtarin. Thjesht, qëllimi është ta lësh pa përgjigje kundërshtarin. Apo jo zotëri? Prindit mos ja kthe fjalën, nëse nuk të respekton, duroje së paku si prind që e ke zotëri…”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test