Vepër e llojit të veçantë në sektorin muzeor dhe edukativo-arsimore - Bota Sot
Vepër e llojit të veçantë në sektorin muzeor dhe edukativo-arsimore

Libra

E martë, 21 gusht 2018

Vepër e llojit të veçantë në sektorin muzeor dhe edukativo-arsimore

Nga: Lekë MRIJAJ Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:12
Kopertina e librit

(Muzeu i Republikës së Kosovës është një institucion tejet i rëndësishëm arkivor. Pikërisht është një muze ku grumbullohen, ruhen, përpunohen dhe shërbehen dokumentet kryesore të ofruara nga të tjerët që dëshmojnë të dhëna faktike për historinë e vendit dhe të kombit tonë në përgjithësi. Historia jonë muzeore e vendit tonë është e lidhur ngushtë me historinë e kombit të shtetit Amë-Shqipërinë, si dhe është rezultat i proceseve dhe i fazave të zhvillimit të tyre. Shumë profesionist të këtij dikasteri muzeor, kanë dhënë kontribut të çmueshëm rreth grumbullimit, ruajtjes, hulumtimit e prezantimit të dokumenteve të ndryshme muzeore).  

 Mr. sc. Mehmet Gjoshaj, muaj më parë ka ri/botuar librin e tij me radhë “Muzeu dhe roli i tij edukativo-arsimor”, që do të thotë se libri i tij është dhe akoma mbetet po aq aktual sa dhe në momentin e botimit. Autori i këtij libri si studiues i njohur është dalluar si punëtor i zellshëm në fushën muzeore e arkivore. Ai si ekspert i kësaj lëmie gjithmonë pa ndalë ka reflektuar me shkrime të ndryshme publicistike, muzeore, historiografike.  Nga këndi im e themi se është e pamundur që në një veshtrim të tillë të shkurtër të flitet në detaje për një libër të këtillë. Mirëpo duke e shfletuar radhazi e lexuar me vëmendje e përkushtim këtë libër, jap një mendim konkret, se ky libër i sojit shkencor, vertetë është interesant jo vetëm për studiuesit muzeor e edukativo-arsimor, por edhe për lexuesit e zhanreve të tjera pasi që komunikimi pak a shumë na prek të gjithë neve në të gjitha sferat. Njëkohësisht libri “Muzeu dhe roli i tij edukativo-arsimor” i autorit Gjoshaj, paraqet një nga prezantimet tejet të rrallë në Kosovë e trevat tona shqipfolëse, i cili u ofron lexuesve, studiuesve e mësuesve të tjerë një përmbledhje informatash tamam kompetente e komplete mbi shkatërrimin e trashëgimisë kulturore–historike shqiptare në Kosovë gjatë kohës së robërisë nga ana e perandorisë osmane e të viteve 1912–1999, si dhe asaj të pushtimit serbo-malazez të Kosovës, njëkohësisht përfshinë në vete gjithçka nga pasojat e saja në lëmin kulturor e muzeor të Kosovës në përgjithësi. Kjo edhe përbën një nga vlerat e veçanta të këtij libri. Autori Mr. sci. Mehmet Gjoshaj, i cili librin e tij muzeor e ndanë në 3 kapituj të veçantë duke përfshirë në vete parathënien e tij dhe të dyja recensionet e intelektualëve akademik e shkencor të Prof. Dr. Gazmend Rizaj dhe Prof. Dr. Mehmet Halimit.

Duke vazhduar së lexuari më tutje këtë libër, që në fillim të kapitullit të I-rë shohim shumë shpjegime e trajtime për muzeun tonë si institucion të lartë shtetëror, kulturor, shkencor, arsimor e edukativ. Njëkohësisht në këtë libër shkencor ai ka bërë shpjegime konkrete koncize për muzeun në pergjithësi i cili si institucion apo shtëpi që në lashtësi apo në mesjetë u kushtohej muzave ndaj edhe më konkret qysh nga ajo kohë, ky emërtim thirrej me emërtimin të tillë si muze. Ky emërtim i tillë   të thirrej në Greqi, në atë pjesë ku ishte pallati i Aleksandrit të madh, aty ku shërbenin shumë specialist shqiptar të fushave arkivistike e kulturore të cilët folën gjerë e gjatë dhe e sqaruan qartë fjalën muze. Pikërisht ishte arkivistja dhe pedagogja e UET Dr. Nevila Nika, e cila veç tjerash tha: “Muzetë në mesjetë ishin mitologji, ishin hyjneshat e frymëzimit atëherë, është lehtësisht e kuptueshme se përse ndërtesat , ku janë grumbulluar vepra arti e shkence të cilat duhët padyshim të ngjallin frymëzim tek ai që e viziton të quhet muze”. Ishte edhe muzeologu tjetër i nacionalitetit kroat Dr. Antun Bauer, ishte ai i cili dha disa përkufizime lidhur me institucionet muzeore duke thënë :“Muzetë duhet të jenë faktor aktiv të jetës shkencore e kulturore në mjedisët ku ato veprojnë ku sipas tij muzetë edhe duhej të shëndërrohen në qendra të rëndësishme dokumentare ku materialet muzeore mund edhe të fitojnë vlerën e vërtetë posa të kompletohen me dokumentacionin përkatës i cili është letërnjoftimi i materialit muzeor por edhe cilësi materiali studiues e shkencor”. Në vazhdim autori përmendi disa nga llojet tjera të muzeve dhe vlerat e saja të trashëgimisë kulturore, vlera që akoma vazhdojnë të mbeten si muze tërheqës dhe të hapur për të gjithë ashtu siq thirren:  arkeologjik,  historik, etnologjik, natyral, shkencor, teknik, rajonal, të specializuara dhe të tipit kompleks (siq janë quajtur ndër ne muze popullore). Ne kuadër të këtij kapitulli në këtë libër autori në fjalë, ndaras trajton rolin, përpunimin profesional e shkencor, restaurimin, shërbimin amë të muzeut, koleksionet, vizitorët, dhomat, parqet, kullat në cilësinë e muzeut popullor, arkivin, publikimet, detyrat e përgjithshme të institucioneve muzeore si dhe gazetat e tjera, ku edhe në një faqe të këtij libri zë vend edhe një gazetë e publikuar në murin e shkollës fillore “ Ismet Rraci” në Klinë, gazetë e cila edhe mund të jetë një bërthamë apo pikënisje për nismën e krijimit e muzeut shkollor në kuadër të kësaj shkolle etj. Madje ashtu sipas muzeologut të njohur Bauer, përmendi edhe hulumtimet, grumbullimet e llojeve të materialeve të përgjithshme muzeore në faza e grupe të ndryshme siq janë: objektet tredimensionale, arkeologjike, etnologjike dhe historike etj.  Autori trajton edhe fotografinë si material muzeor duke përfshirë veç e veç edhe dokumentet të tjera arkivore siq janë: shtypi, materialet fono filmike, eksponatet tredimensionale, materialet hartografike, dhe veprat  artistike historike etj.

Në kapitullin e II-të autori Gjoshaj, perfshin në pika të veçanta këshillimet muzeore si dhe rolin kulturor-shkencor dhe arsimor-edukativ të muzeut ashtu sipas ish/kryetarit të shoqatës muzeore amerikane – drejtorit të muzeut të Nju Jork-ut z. J.F. Noble i cili siç pohon: ” Në saje të koleksioneve dhe fondeve te begatshme me të cilat disponojmë institucionet muzeore ato mund dhe duhet të luajnë rol konstruktiv në botën bashkohore duke kontribuar pasurimin e ndersjellë të popujve të ndryshëm”, madje autori i librit përmend shfrytëzimin e koleksioneve  dhe fondeve muzeore në fusha e ndryshme arsimore, estetike, morale, kulturore dhe  edukative e shkencore si dhe bashkpunimet muze – shkollë dhe anasjelltas ku kjo e fundit ndihmon kuadrin arsimor në pergjithësi si dhe zgjerimin e thellimit të bashkpunimit me institucionet e tjera muzeore përkatësisht në shfrytëzim të potencialeve muzeore për qëllime edukativo arsimore në kuadër të procesit mësimor etj.  

Në kapitullin e  III-të librit autori pikë për pikë trajton institucionet e përgjithshme muzeore  në Kosovë si dhe koleksionet e saja të përgjithshme pas luftës së dytë botërore. Trajton muzeun e parë e cila është formuar në Pejë, dhe që është ngritur në shtëpinë e Milladin Popoviqit aty menjëherë pas vrasjes së tij, me 13 mars 1945, ku e bë grumbullimin e gjësendeve të përgjithshme të tija të cilat kishin të bëjnë me kohën e LNÇ-së për Pejën, në ç’rast edhe me 1971, u themelua muzeu i LNÇ-së e cila u vendos në shtëpinë e Milladin Popoviqit, në ç’rast edhe u prezentuan eksponatët muzeore në këtë muze të posathemeluar të cilat janë zhdukur në tërësi pa asnjë gjurmë nga lufta e fundit e Kosovës.  Në këtë pjesë të këtij kapitulli, autori përmend edhe themelimet e muzeve në nivel të Kosovës, duke filluar me Prishtinën, aty në vitin 1949, njëkohësisht përmend edhe buletinin e saj të parë muzeor dhe ekspozitën e hapur me 1951, ku janë ekspozuar objekte faktike arkeologjike  të gjetura në qytetin e Artanës ( ish-Novo Bërdë ) ku më tutje pasuan edhe ekspozita të tjera në mbarë Kosovën. Ndërsa në kuadër të 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit me 1978, Arkivi dhe Muzeu i Kosovës organizoi dhe mbajti ekspozitën e titulluar “ Lidhja e Prizrenit 187-1881”, e cila përmbante 135 eksponate muzeore etj. Vlenë të theksohet se menjëherë pas përfundimit të luftës  së Kosovës aty në vitin 1999, autori Gjoshaj, ka potencuar duke thënë se muzeu i Kosovës ka rifilluar punën dhe veprimtarinë e saj të rregullt në grumbullimin, hulumtimin, mbledhjen, përpunimin profesional e shkencor, konservimin dhe inventarizimin e objekteve muzeore më vonë edhe fushën e prezantimin muzeor etj.  Libri “Muzeu dhe roli i tij edukativo-arsimor” i Mr. sci. Mehmet Gjoshaj mbyllet me materialet e fotot shtesë të sistemuara në këtë libër. Foto që burojnë nga familjet e shumta shqiptare , fletëvotimi për Referendumin për Republikën e Kosovës , mbajtur më 22 shtator 1991, vizita lamtumirëse nga ana e Kryeadministratorit të parë të Kosovës z. Bernard Kushner etj., si dhe literatura e kompletuar si fusnotë e përdorur nga ana e autori i këtij libri Mr. sc. Mehmet Gjoshaj. Libri në tërësi përmban rëndësinë edukativo-arsimore, institucionale muzeore, kulturore, që është një e arrirë e nivelit të lartë shkencor, ku lexuesit dhe studiuesit të tjerë vërtetë kanë çfarë të shohin e lexojnë në këtë përmbledhje të këtij libri.  

Duke provuar të mbyllë këtë vështrim, e vura veten në mendime rreth kapitujve të këtij libri me një përmbajtje të thellë, me vlera të mëdha kulturore, por edhe të shkruara me një gjuhë modeste dhe me një kompetencë e profesionizëm shembullor. Libri “Muzeu dhe roli i tij edukativo-arsimor” i autorit Gjoshaj, si një profesionist muzeor hijeshon dhe u jep vlerë muzeve e arkivave tona, por, mbi të gjitha realitetin faktik të ofruar në libër i frymëzon lexuesit më shumë prezantime faktografike arkivore për Republikën e Kosovës. Është një libër voluminoz, me 180 faqe i cili mund të merret si  një shembull i llojit të veçantë profesional të fushës së kulturore e muzeore. Ky libër më konkret është një pasuri e jona mbarkombëtare, që duhet secili lexues ta pasurojë bibliotekën e tij familjare me këtë libër të mrekullueshëm. Libri është i regjistruar për botim në Bibliotekën  Kombëtare të Kosovës me ISBN 978-9951-8645-2-7

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test