A është portreti i Aziz Salihut te romani “Psycho”? - Bota Sot
A është portreti i Aziz Salihut te romani “Psycho”?

Libra

E martë, 14 gusht 2018

A është portreti i Aziz Salihut te romani “Psycho”?

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:59
Aziz Salihut

Romani i përfolur në media “Psycho” i Ilir Muharremit përveç që shpalos fragmente erotike, të dhunës, kanibalizmit, dikund në fillim, protagonisti rrëfen jetën e tij si boksier i famshëm dikur, fitues i shumë medaljeve, por më vonë humbës i madh. Dështimi shfaqet pasi ai lakmon jetën e bixhozit dhe përqendrohet me mish e shpirt në lojëra e fatit. Ai humb tërë pasurinë, në fund gruan dhe të dy fëmijët. Shtrohet pyetja: A u inspiruar shkrimtari Muharremi nga jeta e boksierit tonë të famshëm Aziz Salihut? Kjo mbetet të studiohet ende në roman. Po i shkëpusim disa fragmente që kanë të bëjnë me këtë pjesë:

“Më lejoni të prezantohem: Myke Tayson. Boksier, tash i pa punë dhe pa grua. A është përgjigje e shkëlqyer? Më lejoni të bëhem hetues. Ju keni moshën time a po jo? Një sy të tridhjetekatërvjeçarit që dinë të marrë pjesë në të gjithë gjërat, që dikur isha i veshur mirë, siç vishen te ne politikanët me kravatë, dhe tru gomari. Duart i kishin të qara nga puna, kurse tash i kanë të lëmuara, ashtu si puna jote. Isha pasanik, por i rafinuar. E para është se unë i njoh ata, dhe e dyta është se me acarojnë shumë. Kërkoj që ju të argëtoheni me mua, kjo tregon që jam shumë i hapur. Ju jeni përafërsisht një femër që studion dhe nga kjo punë paguan semestrin. Apo i keni përfunduar studimet dhe nuk gjeni punë me profesion tëndin. Ose ju kanë larguar nga shtëpia, apo je divorcuar, ke një fëmijë.... Më lejoni vetëm edhe një pyetje: A zotëroni pasuri të trashëguar nga prindi? 

Para ca vitesh, isha boksier i njohur. Kuptohet më njihnin të gjithë në rajon. Kisha profil: boksieri i cili e nokauton rivalin në rundin e dytë, si Myke Taysoni, veçse me shtatë jam më i gjatë. Isha sportist i shekullit, fitues i mbi 30 medaljeve të arta në turnirë të ndryshëm ndërkombëtar, isha sportisti i parë Kosovar që arrita të marr pjesë në lojëra olimpike, fitova medaljen e Bronztë në Los Angelos. Kam sfiduar boksierin me renome botërore Alexandar Jagupkin, pastaj të tjerët: Tony Berton, Graig Payne, Hakan Brock, Ferenc Somodi, Marvis Frazier (djali i George Fraizer), Peter Hysing etj... As kam humbur e as kam fituar ndaj Myke Taysonit. Kisha tri banesa dhe shtëpinë, lakmoja bixhozin zonjë. Gruan dhe dy fëmijët brenda vitit i dërgoja 3 deri në 4 herë në pushime. Vizitonim malet e Zvicrës dimrit, kurse verën e kalonim në ishujt Spanjollë. Dua të them se sefaja vërtet flinte në mua çdo natë. Të gjithë e pëlqenin përformancën time, forcën bindëse, ngrohtësinë me njerëz, edhe tash e kam këtë, shpesh edhe zemërimin, por të përmbajtur. Natyra ma ka dhënë një fizik tejet bujar, dhe kam qëndrim shumë fisnik. Nuk frikësohem as nga arusha.

Besomë kurrë nuk pranoj para, ryshfete, të shisja veten, rivalin e shikoja drejt në sy, zemra e tij dukej si e pulës kur shikoheshim drejtpërdrejtë. Kurrë nuk e kam lavdëruar presidentin e shtetit tim për të krijuar miqësi e pastaj benificione.  Kam pasur rastin të më ofrojnë mirënjohje të cilën e kam kthyer mbrapsht. Fundja kurrë nuk kam kërkuar para nga ta, asnjëherë nuk i bija daulleve ta vë në dukje këtë. Zonjë, nuk po mburrem me këtë. Merita ime tash është një hiç. Atëherë synoja shumë lart, kjo qe e saktë, por ja jeta donte të rrëzohesha poshtë pa dëmtuar shtetin tim. Ke dëmtuar familjen tënde, zotëri. Ata kanë shpëtuar që nuk janë më me mua. Divorcet janë zgjidhje...”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test