Mesuese dhe poete bukuria

Libra

Mesuese dhe poete bukuria

Nga: Ibrahim Hajdamataj Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 09:35
Ibrahim Hajdamataj

Bukurie Bashukaj lindi ne pranveren e vitit 1971 ne fshatin Shoshan te Malesise se Gjakoves (Tropoje), ku perfundoi ne vendlindje arsimin 8-vjecar.

Me pas vazhdoi shkollimin per mesuesi ne shkollen e Mesme Pedagogjike “Shejnaze Juka” ne Shkoder, te cilen e perfundoi me rezultate te larta ne mesime.

Studimet e larta i perfundoi ne Universitetin Shteteror te Prishtines ne Kosove, ne degen Gjuhe –Letersi si dhe Master ne Gjuhe-Letersi ne Fakultetin e Edukimit ne Universitetin Shteteror te Prishtines me permbajtje te Masterit, Udheheqje ne Arsim.

Bukuria Bashukaj ( Hajdarmataj) eshte e martuar ne Zogaj, e cila ka nje djale dhe nje vajze dhe bashkeshortin koleg, Bujar Hajdarmataj.

Aktualisht punon si mesuese e gjuhes dhe letersise ne shkollen e mesme te bashkuar “ Hoxhe Zogu”, ne Zogaj, Malesia e Gjakoves, ( Tropoje).

Bukuria ka filluar te shkruaj si nxenes  e me pas si student, ka botuar cikle poetike ne shtypin e kohes.

Ky eshte libri i saj i pare me poezi” Grua pa faj”. Ka ne proces botimi tre vellime te tjera poetike.

Botues OLYMP Prishtine.

Katalogimi ne botim (CIP) “Pjeter Bogdani” e Bibliotekes Kombetare te Kosoves.

Vellimi poetik ka 65 poezi, seicila me e arritur se tjetra. Si mesuese gjuhe-letersie, vellimi poetik eshte cilesor nga ana e gjuhes letrare si dhe ne perdorimin e figurave, ku te bie ne sy perdorimi i metafores, antitezes, lirikes dhe epiteteve shume domethenese.

Image
Kopertina e librit.

Ne poezine “ Nxenesit bekimi im “ shkruan:

“si e pres une cdo mengjes

Zgjohem e gezuar dhe e bekuar

Sepse une marr cdo dite buzeqeshje

Nga nxenesit e mi

Ndihem cdo mengjes e lumtur

Sepse une do te shoh

Cdo dite fytyra te embla, engjellore

Duar te njoma te zgjatura per dije.

…………………………………..

Mesuesja dashurine e pakufishme qe ka per nxenesit e saj e derdh ne poezi.

Tek poezia “ Zemra e nenes” ku vete edhe Bukuria eshte nene me dy femije, nje djale dhe nje vajze, te cilet vitin qe kaloi mbaruan Master Shkencor ne Fakultetin e U.Sh.te Tiranes.

Ja si poezon : “ Si dielli kur bie mbi debore
Ashtu me ngroh nene ti mua
Kur e ftohur jam nga kjo bote
Me ngrohin fjalet e tua ….

Mesuese Bukuria eshte e lidhur shume me familjen, keshtu ne poezine “ Nje vlere, biri im “

Biri im, vlera ime

Kudo qe jam thithi rrezen me te ngrohte te diellit

Qe te ta percjell ty

i bukuri, i shtrenjti, ti si ti

…..

Ja kushton djalit  te saj.

Ndersa ne poezine “ Bija ime “.

Degjo bija ime

Bota ku ti linde eshte si nje roman

I duhet njeriut te lexoje cdo faqe

Jane me te veshtirat per tu lexuar

Po ashtu edhe per tu kuptuar.

……

Ja kushton vajzes se saj.

Frymezimi i saj eshte i gjithanshem,keshtu per traditat poezia “ Plisi i Bardhe “ eshte mjaft i arritur.

Bukuria nuk i ndahet nxenesve te saj, qe aq shume i do, keshtu tek poezia “ Maturantet” .

Une mesuesja me mesuesit

Cdo Qershor na therret

Nje re e ngrohte e me lote

Emocione prekese per mesuesit qe cdo vit ndahen me maturantet… per kolegun Ilir Zenun Aliaj, i cili ra deshmor, per te shpetuar jeten e nxenesve te tij ja dedikoi poezine “ Monolog per ty” .

Image
Bukurie Hajdarmataj

Erdhi 21 Prilli

U zgjuan poetet e shkeputen te gjitha fjalet

U zgjuan femijet e keputen te gjitha lulet

U shteruan te gjitha krojet nga lotet e nxenesve

Ti ske vdekur Ilir

Therrasim pernjehersh

Jeto ne perjetesi

Kosoves nuk i ndahet me poezine “Kosove”.

Kosove mallin e gjyshit  e stergjyshit tim

Sa here vij te ti

Kujtoj historite e vjetra

Shiun tend te loteve ne shekuj

Gjemat tuaja te plageve

Sa shume heronj…

…..

Poezia “ |Gruaja pa faj” nga ku eshte marre edhe titulli i vellimit qendron nder poezite me te arritura.

Grua fytyre e vuajtjes

Qe ec ne rrugen e vetmuar

Ti qe s’iu nenshtrove peruljes

Boten e le te lumtur…

….

Ky vellim poetik mbyllet me poezine 65 “ Njerezimi”, i cili eshte ne duart e lexuesve artdashes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat