Kryetarja e Fondit të Beogradit për Politikë, Sonja Liht, po cilëson se Serbia ka bashkëpunim shumë më të madh ekonomik me Kosovën se sa me aleatin e saj kryesor, Rusinë.
Sipas saj, po të shikohen statistikat e eksportit si dhe bashkëpunimi mes dy odave ekonimike, një gjë e tillë do të jetë shumë e dukshme.
“Shikojeni bashkëpunimin mes dy odave ekonomike. Shikojeni se sa është eksporti ynë në Kosovë. Shikojeni se si për ne është shumë i rëndësishëm tregu i Kosovës”, ka thënë ai.
Ajo foli edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën tha se termi “historike” është e papërshtatshme.
“Unë pajtohem me Aleksander Vuçiq se është e domosdoshme një marrëveshje historike. Ani pse nuk më pëlqen ta përdor termin historik për shkak të keqpërdorimit të këtij termi. Më shumë kemi nevojë për një kontratë shoqërore, e cila do të ishte e një rëndësie historike për të dy palët”, ka thënë ajo.